Belgjika i kthen gjashtë fëmijë të ish-xhihadistëve të ISIS

Belgjika ka marrë përsipër kthimin e gjashtë fëmijëve jetimë të anëtarëve të ISIS nga Siria, të marur nga milicia e mbështetur nga SHBA, e cila po mban mijëra militantë dhe anëtarët e familjes së tyre, “Kjo marrveshje duhet të shtrihet tek burrat dhe gratë në kampet dhe burgun tonë, jo vetëm tek fëmijët,” tha në Twitter Mustafa Bali, një zëdhënës i Forcave Demokratike të Sirisë (SDF).

Mijëra luftëtarë dhe anëtarë të ISIS dhe familjet e tyre që u dorëzuan gjatë ofensivës së saj kanë mbetur në kampet e refugjatëve në Siri. Shumë nga ata që janë në paraburgim ose që mbahen në kampet e shpërngulura të mbipopulluara në Sirinë verilindore janë të huaj, dhe shumë ende mbesin përkrahës të papërgjegjshëm të xhihadit të dhunshëm.

Anëtarët e ISIS gjithashtu sollën një numër të madh fëmijësh në zonën e tyre të kontrollit ose gra që lindnin foshnja të cilat tani kanë mbetur jetimë, të varfër apo edhe pa shtetësi dhe të ardhme e cila është e pasigurtë. Vendet perëndimore deri më tani nuk kanë dashur të marrin përsëri shtetasit e tyre që shkuan në Siri për t’u bashkuar me ISIS – duke i parë ata si një rrezik sigurie nëse kthehen në shtëpi.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + 8 =