Bëhu përfaqësues i mirë kudo që të shkosh!

Për shkak se njerëzit nuk kanë mundësi ti njohin anëtaret e familjes tënde, anëtarët e lagjes tënde, banorët e fshatit apo qytetit tënd, atëherë bëhu ti përfaqësuesi më i mirë për ata!
Për shkak se jo të gjithë njerëzit e botës e njohin vendin dhe shtetin tënd, atëherë kur të udhëtosh, bëhu ti ambasadori më i mirë i banorëve të vendit tënd, në mënyrë që njerëzit përmes teje të kuptojnë edhe vlerat e vendit që ti buron prej tij! Për shkak se jo të gjithë njerëzit e njohin fenë tënde, madhështinë e saj, atëherë bëhu ti praktikuesi më i mirë i mësimeve sublime të saj, në mënyrë që edhe përmes teje njerëzit ti kuptojnë vlerat dhe parimet e kësaj feje madhështore!
Mirëpo këtë përfaqësim të mirë e bëjmë vetëm atëherë kur kemi vlera për veten tonë, në të kundërtën ekzistenca jonë në ndonjë vend ndoshta më mirë mos të ishte fare. Thotë një fjalë e urtë arabe: “Ai i cili nuk posedon vlera për vete, nuk ka çfarë tu ofroj të tjerëve”.

Shkruan: Ekrem Maqedonci

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

78 − 76 =