Bashkëpunimi,çelës i suksesit-Kooperimi

Bashkëpunimi është të punosh së bashku për një ideal; është diçka që ndërmarrim në punë dhe ku secili ka rolin e tij që sinqerisht ta përfundojë atë.

Njerëzit në bashkëpunim bashkojnë burimet e tyre për përfitim të përbashkët; po ashtu, ne shohim apo dëgjojmë se si shoqëritë ndërtohen nën hijen e bashkëpunimit. Përfitimi i tyre ka qenë puna dinjitoze dhe vet-pavarësimi; por, jo vetëm kaq, sepse lëvizja bashkëpunuese ka qenë shkaku që shumë vende kanë pasur progres shumë të shpejt ekonomik.

Ngjarja në vijim na është e njohur për të gjithë ne…

Një njeri i vjetër ishte në prag të vdekjes. Ai i ftoi bijtë e tij dhe iu tha që ta thyejnë një deng me thupra të lidhura së bashku. Megjithëse bijtë ishin të fuqishëm, ata nuk arritën t’i thyenin ato. Njeriu i vjetër iu tha që ta zgjidhin dengun dhe t’i thyejnë një nga një. Dhe, fare lehtë për t’i thyer veçmas.
Dengu i thuprave është si bashkëpunimi; dhe puna e përbashkët është si një unitet që nuk mund të thyhet. Në këtë mënyrë vepron bashkëpunimi si një fuqi.

Pejgamberi a.s. njëherë po udhëtonte me shokët e tij. Ata u ndalën në një vend për të ngrënë dhe pushuar. Ata vendosën ta prejnë dhe pjekin një dele.

Njëri nga ta tha, “Unë do ta pres.”
Tjetri tha, “Unë do t’ia heq lëkurën”.
I treti tha: “Unë do ta pjek.”

Secili nga ta shprehu gatishmërinë për të ndihmuar.

Pejgamberi a.s. tha, “Unë do të mbledh dhe sjell drunjtë për zjarr prej pyllit.”
Shokët i thanë, “O Pejgamber! Mos u merakos ti për këtë. Ne do t’i bëjmë të gjitha.”
Pejgamberi iu tha: “E di që mund t’i bëni të gjitha. Por, mua nuk më pëlqen të kem një trajtim favorizues nga ju. Allahut, të Plotfuqishmit, nuk i pëlqen të shohë dikë të veçuar nga shokët e tij. Kështu, Pejgamberi a.s shkoi dhe solli drunjtë për zjarr.
Ky është një nga shembujt që Pejgamberi a.s. ka dhënë për bashkëpunimin dhe punën e përbashkët për një të mirë unike.



Përktheu: Safet Pllana

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

82 + = 89