Ata po e kuptojnë “imamin” si njeri “mbi njeriun”

Ata po e kuptojnë “imamin” si njeri “mbi njeriun”. 
E nëse është kështu atëherë duhet të jetë elementi i krijimit të njeriut i ndryshëm nga ai reali i krijimit të tij. Apo thënë ndryshe, për të qenë ai “mbi njeriun” duhet të jetë lloj tjetër i dheut nga lloji ynë. Një gjë e tillë është pak e besueshme të jetë kështu, siç pretendohet. Sikur të ishte kështu, atëherë nuk do mund të ishte model për njerëzit, sepse është krijesë ndryshe apo i krijuar nga një dhe krejt tjetër e që në këtë situatë do të ishte i panjohur për ne. Modeli shembull për njerëzit duhet të jetë i një lloji të dheut, ashtu siç edhe është zanafilla e njeriut, nga dheu apo balta e që ngjyra mund të jetë ndryshe por prapë mbetet dhe emërtohet DHE.

Secila krijesë ka elementet e saja të krijimit dhe urtësia e atyre është në Dijen e Zotit dhe në fuqinë e Tij absolute, ndryshe nuk mund të jetë. Mund të epen supozime, opinione e hulumtime. Por prapë njeriu mbetet njeri dhe në esencë apo bërthamë është krijesë e butë por edhe arrogante. E tillë bëhet (arrogante) kur njëri apo tjetri e konsideron atë si diçka njeri por “mbi njeriun”. I natyrshëm mbetet kur secili dhe secilin e shikon me syrin e njëjtë. Njeri, krijesë madhështore e Zotit, i urtë e i butë si dhe i dashur e punëtorë. Njeriu nuk ka elementet e melekut sepse nuk është i krijuar nga përbërja e njëjtë. E po qese e shohim njeriun “mbi njeriun” atëherë na krijohet përshtypja se qenka melek. 

Melekët janë kanë cilësitë e pagabueshmërisë, nënshtrimit dhe madhërimit të Zotit. Ndërsa njeriu nuk ka elementin e pagabueshmërisë, por mund të jetë adhurues e nënshtrues ndaj Zotit. Ndaj të gjithë jemi një para Zotit, si njerëz dhe si krijesë e përbërë nga elementet e dheut. Zoti e do njeriu të ditur, të arsimuar dhe respektues. Arsimimi nuk e shenjtëron dhe nuk e bën të pagabueshëm krijesën që potencialisht është i krijuar për të gabuar, por edhe pendim e tërheqje e jo injorim i gabimit. Të mos gabojmë pra! Jemi nga e njëjta bërthamë dhe asnjëri dhe askush nuk është më i lartë se tjetri e as i shenjtë.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 49 = 53