ATA JANË VETË LIRIA JONË

Në vargun e dëshmorëve të kombit, rrinë të rreshtuar bijat dhe bijtë më të denjë të popullit tonë.Kalojnë ditët, javët, muajt, vitet, kalojnë edhe shekujt, por kujtimi për dëshmorët e kombit tonë mbetet prore i freskët në mendjet tona, në zemrat tona dhe në kujtesën tonë historike.

Mbetet prore i freskët dhe nuk tretet kurrë edhe malli për bijtë e bijat tona sypatrembura e atdhedashëse. Ashtu si edhe ne, edhe brezat që vijnë, do t‘i mbajnë në zemër dëshmorët, për t’i bërë flamuj në valim rrugëve e shesheve tona të lirisë.

Liria bashkohet me Atdheun.
Gëzim e hare në çdo anë.
Dritësim diellor, rreze gjak.
PROF. ZYMER MEHANI
#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 2