Asnjë i dërguar i Zotit nuk ka thënë që jam dërguar mjek, apo inxhinier, gjeolog e kimist

Paraqitja e pandemisë covid-19 ka shqetësuar jo vetëm qytetarët anë e mbanë botës por edhe në befasi shkencëtarët e fushës së mjekësisë të cilët furishëm janë vu në angazhim për të zbuluar barin shërues të kësaj pandemie. Por tema jonë në këtë shkrim nuk ka të bëj me fushën e mjekësisë e as të shkencës e hulumtuesve në laboratorët e mëdha botërore.Kurani si Fjalë e Zotit ka qartësuar kërkesat në drejtim të njeriut e të cilat janë në fushën e besimit, adhurimit, drejtësisë, moralit, kulturës dhe edukimit, si dhe kujdesin ndaj familjes e lidhjeve familjare, të gjakut e farefisit. Kurani me këto porosi ka ardhur për të fuqizuar vlerat morale dhe besimin në Një Zot të Vetëm, që përmes kësaj të besojmë edhe botën tjetër të përjetshme.Asnjë i dërguar i Zotit nuk ka thënë që jam dërguar mjek, apo inxhinier, gjeolog e kimist. Të gjithë thanë: O njerëz; besojeni Një Zot, besojeni njëri tjetrin dhe ndërtoni raporte të mira me njerëzit.Zoti xh sh i foli të dërguarit Nuh, Hud, Salih,Lut e gjithë të dërguarve tjerë me thirrjen; Adhurojeni Një Zot të Vetëm dhe mos i bëni shok. Pra e shihni se si Kurani ka kërkuar në mënyrë eksplicite thirrjen për besim shpirtëror dhe vlera njerëzore.Kurani dhe asnjë shpallje tjetër e asnjë profet nuk ka asnjë arsye të madhërohet duke i veshur gjëra të paqena. Ata me vet faktin se ishin të zgjedhur të Zotit nënkupton se vlera e tyre është e madhe, por kjo nuk do të thotë se ata ishin studiues apo njohës të shkencës. Ata kumtonin vetëm shpalljen Hyjnore e j më shumë.Kjo pandemi që me gjasë e kaluam, u ka dhënë mësimin më të mirë gjithë atyre që kanë devijuar mësimin Hyjnorë të Kuranit dhe të Muhamedit a,s.Është dhe mbete mjekësia fushë e cila i duhet njerëzimit e për të pasur mjekësi të zhvilluar duhet angazhim, studim, hulumtim dhe djersë e dijes për shpikje shkencore.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 38 = 39