Askush s’ka autorizim të mendoj vend meje!

Sidomos në çështje të fesë Islame askujt s’i takon që të vendos jetën apo për të ardhmen për t’u kthyer prapa. Sidomos mësuesit fetar duhet të kenë të ditur që secili person – individë është sovran në jetën dhe privatësinë e tij.
Nuk ka shënuar askush progres duke synuar rikthimin në kohët e quajtura të ndritura të së shkuarës. Është koha dhe momenti që t’i bëhet e ditur secilit se nuk mund t’i jap vetes të drejtën të privojë tjerët nga mendimi personal dhe bindja.
Thënia se të parët e fesë kanë menduar për ne sot, nuk qëndron, por edhe sikur të jetë kështu ata kanë menduar në botëkuptimin e tyre mbi jetën e asaj kohe, kurse ne me shumë respekt për secilin, ne duam të mendojmë e veprojmë vet e të pavarur nga mendimi i së shkuarës.
Askujt nuk bën t’i dorëzohet truri që ta ketë nën kontroll. Truri është pronë e secilit dhe është përgjegjësi e secilit që ta përdorë në funksion të së mirës.
Nuk mundet askush të programoj trurin e tjerëve duke e nënshtruar në trurin e tij.
Përpjekja medhhebore, sektare dhe e fraksioneve të ideologjive që synojnë nën petkun Islam të mbizotërojnë trurin e njerëzve, duhet të dështoj sepse natyrshmëria e njeriut është privatësia dhe personaliteti i secilit.

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 58 = 62