Askush nuk mund ta përcaktoj se çka beson tjetri

Gjatë tërë historisë njerëzore, Krijuesi i gjithësisë secilit fis, popull e shoqëri kishte dërguar të deleguar t’u kumtonin atyre vlerën dhe rëndësinë e besimit në Një Zot. Detyrë e secilit të deleguar ka qenë bartja dhe kumtimi i mesazhit të thirrjes për të besuar në Një Zot të vetëm, krijues dhe sundues i gjithësisë. Pati të atillë shumë që edhe besuan, pati edhe të atillë që hezituan por edhe mohues të thirrjeve profetike. Pa dashur të hyjmë në historikun e kësaj çështje, duam të flasim për kohën e sotme ku shohim tendenca të shumta të ndryshimit të çasjes së njerëzve apo thënë disa prej tyre në raport me Zotin. Zoti ekziston dhe pothuajse shumica absolute beson në ekzistimin e Tij. Por perceptimi dhe forma e besimit ndaj Tij ndryshon varësisht çasjes së predikuesve fetar.

Askush sot nuk mund të vë epitetin askujt se çfarë në të vërtetë beson. Sepse besimi është bindje e brendshme të cilën nuk mund ta shoh askush. Dëgjojmë shpeshherë edhe në shoqëritë me shumicë të deklaruar të besimit Islam se akuzojnë njëri tjetrin për pa besimtar, pagan apo edhe idhujtarë. Akuzojnë edhe për risi në fe dhe besim e çka jo tjetër. Logjika e të përcaktuarit të besimit të tjetrit është injorancë që vie si pasojë e vetëbesimit të tepruar të dikujt në bindjen e vet. Besimi apo mos besimi janë bindje e brendshme që ne assesi nuk mund të kemi njohuri e as çasje e lere më të themi se ai është pa besim e ky me besim e të ngjashme.

Nuk është detyrë e jona të mbajmë shënime se kush çfarë beson sepse nuk kemi as autorizim nga Zoti po edhe s’kemi dije absolute, sepse dija absolute i takon vetëm Zotit. E si mund ta dinë disa për tjetrin se çka në të vërtetë beson? Me çfarë të drejte e cilësojnë tjetrin si besimtar, pabesimtar, pagan apo edhe idhujtarë. Ne dhe askush, nuk mund të përcaktojmë se çka beson tjetri dhe tjerët. Është në Dijen e Zotit besimi i secilit.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

21 + = 25