Asgjë të keqe nuk ka nëse debatohet mbi kuptimin e fesë

Gjithherë ne kemi dëgjuar dhe dëgjojmë edhe sot fjalën se Islami është për çdo kohë e vend. Askush nga besimtarët Islam nuk e kontestojnë një gjë të tillë. Por si t’ia bëjmë që të debatojmë e diskutojmë shtruari se si ta bëjmë të përshtatshëm për çdo kohë e vend. Për ta bërë këtë ne duhet të shfaqim gatishmërinë për ripërtëritjen e mendimit e kuptimit të fesë kon formë kohës e rrethanave. Jeta është dinamike dhe ndryshimet në te janë ditore dhe po lëvizin me shpejtësi të paparë. Dhe mu për këtë sot si asnjëherë më parë është nevoja e debatimit e diskutimit se si këtë Islam ta bëjmë në realitet ashtu sic është; i përshtatshëm në kohë dhe aktualitet. Përse të mos mendojmë hapur dhe qartë në atë se si duhet të duket feja në kohën e modernizimit, shkencës dhe zhvillimeve të jashtëzakonshme ekonomike, shoqërore, sociale e kulturore. Nuk mund të ketë progres në asnjë situatë nëse sot e konsiderojmë kohën dhe aktualitetin sikur të jemi në shekujt e kaluar. Ne sot nuk jetojmë në shekullin e të Dërguarit a.s e as të dërguarve para tij. Bazat e besimit mbeten të kontekstin të përgjithshëm e të pa ndryshuar siç është besimi në Zotin, Librat, të Dërguarit etj, por jeta nuk mund të ndërtohet sot me parimet e asaj kohe. Të bëhemi më të hapur më të kujdesshëm e të pranuar edhe për tjerët që po jetojnë në hap me zhvillimet e hovshme që janë duke ndodhur. Askujt nga mesi i besimtarëve Islam nuk duhet të ketë frikën nga hapja e mendimeve dhe përshtatshmëria me realitetin. Të parët e kuptuan fenë sipas logjikës e kohës, por ai kuptim sado që të jetë i mirë megjithatë i takon atyre dhe nuk mund të përshtatet me kohën e sotme dhe të ardhmen që po lëvizë e ndryshon. Këtë që e themi nuk nënkupton assesi cenimin e thirrjes në besim, ndalesave të përmendura në Kuran dhe praktikës profetikë që e sqaron Kurani. Por njeriu ka nevojë që çdo ditë të rishikojë e rivlerësoj vetën, gjithashtu edhe shoqëria pa dallim besimi. Nuk kemi nevojë dhe asnjë arsye që për të ecur para të kthehemi prapa. E kaluara është e vdekur dhe ajo nuk kthehet. Por ne nuk mund dhe nuk bën të lejojmë të mbesim peng i frikësimit në emër të fesë për të vështirësuar jetët e njerëzve. Feja është lehtësim dhe fuqizim e jo kërcënim e shtangim.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + 3 =