Arsimimi, religjioni dhe shoqëria

Teoritë dhe idetë pa argument nuk kanë vlerë.
Arsimi është cilësuar si një nga faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit shoqëror dhe një burim tejet rëndësishëm për zhvillim kulturor, politik, ekonomik dhe teknologjik të çdo vendi. Arsimi si një nga burimet më të rëndësishme të zhvillimit, po prodhon njohuri dhe vlera relevante të cilat luajnë një rol jetik-ekzistencial jo vetëm për përparimin e qytetërimit dhe civilizimit në përgjithësi, por edhe për ecurinë e zhvillimit të çdo individi në veçanti.
Arsimimi dhe edukimi janë faktorë të rëndësishëm për rritjen dhe formimin e një personi. Nga lindja e deri në fund të jetës individi kalon nëpër faza të njëpasnjëshme arsimimi dhe edukimi. Dija është rezultat i vlerave arsimore me potencial dhe kapacitet për krijimin e një mirëqenie shoqërore e cila ndikon drejtpërdrejt në qëndrimin, stilin dhe mënyrën e jetesës së njerëzve apo grupeve shoqërore. Sa më shumë e arsimuar të jetë një shoqëri aq më shumë tolerante, liberale dhe e zhvilluar në aspektin social-shkencor do të jetë ajo.
Sot vërejmë së shoqëritë me një standard të lartë shkollimi janë të zhvilluara në kapacitet njerëzor ekonomik, dhe arrijnë të mirëpresin në gjirin e tyre shtetet të kombësive të ndryshme duke i ofruar ndjesinë ‘të qenit në shtëpi’. Me globalizmin dhe digjitalizmin arsimimi është lehtësuar ndjeshëm. Kemi mundësi në kohe reale të ndjekim mësime, kurse apo trajnime nga institucione arsimore të vendeve të ndryshme të botës. Në të njëjtën kohë, thuajse të gjitha informacionet që mund të na nevojiten gjenden në internet. Lehtësia e zhvendosjes na bën të mundur prekjen nga afër të kulturave dhe traditave të kombësive të ndryshme duke mësuar realitete të tjera të përçuara brez pas brezi.
Përpos edukimit në shkollë, marrjes së kulturës dhe trashëgimit të dokeve dhe zakoneve në procësin e përfitimit të tijës individi mëson edhe mbi religjionin. Një nga pikat që të gjitha besimet fetare i japin prioritet është edukimi si një nga mjetet që përpos dhe lartëson njeriun. Individi i ditur dhr i arsimuar është i vlerësuar dhe i lartësuar nga të gjithë librat e shenjtë.
Njeriu nëpërmjet arsimit dhe shkencës e kupton qëllimin e krijimit të tij dhe e njeh vetveten, dhe e njeh Krijuesin e tij. Kjo ka qenë edhe arsyeja se Muhamedit a.s. ajetet e para i kanë zbritur për hulumtim, studim dhe shkencë e jo adhurim.
”Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)” [El-Alak,1]
“Dhe thuaj: O Zoti im! Më shto dituri”.(Ta Ha 114).
Teoritë dhe idetë pa argument nuk kanë vlerë. Ai i cili analizon ajetet e Kur’anit sheh qartë gjurmët e logjikës, mendjes dhe shkencës. Logjika, dituria dhe shkenca janë kusht themelorë për të njohur Krijuesin.
Ikra – Lexo”, është një urdhër hyjnor, me anë të së cilit është shpallur njeriu si qenia më e nderuar. Kështu pra, duke lexuar, njeriu do të arrijë të kuptojë të drejtën nga e gabuara, por mbi të gjitha do të fitojë përvojë, do t’i përftojë vetes bindje dhe besueshmëri, saktësi e siguri.
Një shoqëri e jo e arsimuar nuk do të gjenerojë individë të besueshëm dhe të suksesshëm, nuk do të përparojë dhe ekziston një probabilitet i lartë që të nëpërkëmbet dhe të humbë vlerat e saj. Në të njëjtën mënyrë edhe një individë i pa arsimuar është më i prekshëm nga rënia pre e sjelljeve të dhunshme, e grupeve kriminale apo ekstremiste.

Shkruan: JONA KOPRENCKA-TIRANË

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

51 − 45 =