Arabia Saudite lejon gratë të udhëtojnë në mënyrë të pavarur

Gratë në Arabinë Saudite mund të udhëtojnë tani jashtë vendit pa lejen e një kujdestari mashkull.

Me rregullat e reja, të shpallura të premten me dekret mbretëror, gratë mbi 21 vjeçe mund të aplikojnë për pasaportë pa autorizimin e një kujdestari mashkull.

Dekreti mbretëror u jep grave edhe të drejtën për të regjistruar lindjen e fëmijës, martesën ose divorcin.

Ai gjithashtu mbulon rregulloret e punësimit, që i zgjerojnë mundësitë e punës për gratë.

Sipas tyre, të gjithë qytetarët kanë të drejtë të punojnë pa u përballur me ndonjë diskriminim të bazuar në gjini, paaftësi ose moshë.

Deri më tash, grave saudite u është dashur të kërkojnë leje nga një kujdestar mashkull – burri, babai ose ndonjë i afërm tjetër – për të marrë një pasaportë ose për të udhëtuar jashtë vendit.

Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut shpesh kanë pohuar se gratë në Arabinë Saudite trajtohen si qytetare të klasit të dytë.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 + 4 =