Arabia Saudite ekzekuton 37 persona në lidhje me terrorizmin

Arabia Saudite ka ekzekutuar të martën 37 prej shtetasve të saj për atë që thoshte se ishin krime të lidhura me “terrorizmin”, duke i vënë para publikut dy prej trupave në një shtyllë si një paralajmërim për të tjerët. Individët u gjetën fajtorë se kishin sulmuar instalimet e sigurisë me eksploziv, duke vrarë një numër të oficerëve të sigurisë dhe duke bashkëpunuar me “organizatat e armikut” kundër interesave të vendit, tha ministria e brendshme në një deklaratë.

Dënimet u kryen në Riad, qytetet e shenjta myslimane të Mekës dhe Medinës, provincës Kasim dhe krahinës lindore, një vend i minoritetit Shia. Burrat u ekzekutuan “për adoptimin e mendimit terrorist dhe ekstremist dhe për formimin e qelizave terroriste për të korruptuar dhe destabilizuar sigurinë”, tha një deklaratë nga agjensia zyrtare e shtypit Saudite (SPA). Dy prej trupave të ekzekutuar të meshkujve u varën publikisht në një shtyllë për disa orë, një proces që nuk përdoret shpesh nga mbretëria dhe ka ngjallur polemika për shfaqjen e saj të errët.

Al Jazeera/

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

40 − = 38