Arabia Saudite bën thirrje për ta parë me sy hënën e muajit Sheval në fund të Ramazanit

Gjykata e Lartë e Arabisë Saudite të dielën u ka bërë thirrje të gjithë myslimanëve në të gjithë Mbretërinë e Arabisë Saudite që të shohin hënën e muajit Sheval të hënën në mbrëmje, ditën e 29-të të muajit të agjërimit të Ramazanit.
Në njoftimin e saj, Gjykata e Lartë thirri këdo që e sheh hënën e re me syt e tij ose me dylbi të raportojë në gjykatën më të afërt dhe të regjistrojë dëshminë e tij ose t’i raportojë autoritetit të qendrës së rajonit në zonën e tij ku e shihte hënën për ta lehtësuar raportimin duke arritur në gjykatën më të afërt, sipas Agjencisë Saudite të Shtypit (SPA).
Shikimi i hënës shënon fundin e Ramazanit dhe ardhjen e festës së Fitër Bajramit, të cilën myslimanët në mbarë botën do ta festojnë të martën, sipas të përditshmes Asharq al-Awsat. Nëse hëna nuk është e re, atëherë e marta do të shënojë një ditë të rregullt të agjërimit.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − = 9