Ai jetoj i madh dhe mbeti i tillë. I madh por jo i madhërishëm.

Mëshirë apo hakmarrjeZoti nga Emrat e Tij të mëdhenj është Mëshiruesi, Mëshirbërësi. Ai e do mëshirën, faljen. Zoti fal, njeriu duhet të kërkoj falje. Zoti nxitë dhe kërkon për mëshirë e jo hakmarrje e urrejtje.Hakmarrja ndaj njerëzve është veti e të ligve.Mëshirën i është dhënë vetëm njerëzve fisnik e të guximshëm. I mëshirshmi duket në fjalë, vepër dhe pamje. Fytyrat e tyre janë të ndritura nga dhuntia e dhënë nga Zoti për mëshirë.I mëshirshmi është i qetë, tolerant, i butë, i heshtur dhe i kujdesshëm.

Nuk është ekstrem, nuk është i dhunshëm dhe as nuk tenton të imponojë mendimin dhe as të përzihet në çështjet e të tjerëve. I tilli e ka bind veten që zemrën ta ketë të hapur me urtësi e dashuri. Është i gatshëm për dialog, bisedë dhe pranon qasjen ndryshe.Ajo që e vështirëson jetën në shoqëri është rreziku nëse të mëshirshmit janë të pakët në numër. Kurse tjerët të jenë shumicë. Kjo paraqet rrezik dhe vështirëson lumturinë njerëzore.

Kijameti nuk bëhet ndryshe, bëhet vetëm atëherë kur numri i të mëshirshmëve të jetë i vogël, dhe atëherë kur njerëzit e heqin nga gjoksi e zemra mëshirën dhe dashurinë e dhembshurinë.Muhamedi a.s, ishte i butë, i mëshirshëm edhe si njeri edhe si profet, si bashkëshort dhe si prind e shok. Të këtillë e tregon Kurani dhe historia.Ai ishte i madh para se të ngritej lart, i tillë mbeti edhe pasi u kthye në tokë. Një bujk, familjarë dhe punëtorë.Ai jetoj i madh dhe mbeti i tillë. I madh por jo i madhërishëm.E lusim Zotin të na dhuroj mëshirë e të mos na bëj prej njerëzve hakmarrës dhe të ashpër e të vrazhdë.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

55 − = 54