A zbriti apo e solli Muhamedi a.s, Islamin?

Besimtarët Islam anekënd botës besojnë që Kur’ani është Libri dhe Fjala e Zotit që i zbriti Muhamedit a.s, në një periudhë kohore 23 vjeçare, në Mekke e Medine si dhe në rrethinat e tyre. Ashtu siç Zoti u zbriti shpallje të dërguarve para tij, edhe Muhamedin e zgjodhi vulën e gjithë të dërguarve. Asnjë profet apo i dërguar, nuk u vetë shpallë e as nuk solli shpallje. Dashuria ndaj të dërguarve nuk bën që ata të madhërohen e as të ngritën në shkallën më të lartë se që kanë e që është njeri. Të dërguarit janë njerëz, krijesa të Zotit e që Ai
i përzgjodhi nga mesi i njerëzve tjerë për t’i shpallur të deleguar dhe me shpallje që në terminologjinë Islame quhet Vahjun.

Në Kuran janë informatat edhe për të dërguarit para tij dhe shpalljet e tyre. Janë lajmet për popujt e së kaluarës duke sjellë Kurani rrëfimi mbi gjendjen e tyre. Në rrëfimet e Kuranit për popujt e kaluar nxirren mësime e këshilla e assesi vendime, ligje e dispozita. Tjetërsimi i detyrës së të dërguarve është një nga gabimet e mëdha që bëhen në kohët e sotme gjatë predikimit Asnjë njeri qoftë i dërguar. Predikues i fesë apo kushdo tjetër nuk e solli Kuranin e as Islamin. Islamin e zbriti Zoti e jo njeriu. Shenjtërimi i njerëzve në emër të Kuranit është veprim i shëmtuar që duhet shmangur sa më parë. Shpeshherë dëgjojmë duke thënë; Muhamedi a.s. na e solli Islami, ai na e solli Kuranin etj. Përse nuk themi Zoti e zbriti Kuranin te Muhamedi a.s. të cilin e ngarkoj me detyrën e kumtimit të tij.

Postime te ngjajshme