A thua thotë Zoti kështu?

Haram, ndalohet, s’duhet, s’bën, s’lejohet, qafir, fasik, mushrik, islamofob, i prishur e shumë terme tjera fyese përdoren çdo moment e kohë nga nxënësit e autorëve dhe ligjëruesve që nuk kanë vizion për të ardhmen por që merren me të kaluarën dhe e vajtojnë atë.


Sot në botën muslimane, ka namaz, agjërim, zeqat, sadakë, haxhxh, ibadet e shumëcka tjetër, por në realitet efekti nga këto veprime dhe rite Islame pothuajse vetëm sa i ka errësuar qarqet e errëta ideologjike që mbulojë e bëjnë fenë Islame, për fat të keq. Edhe namazi, zeqati, agjërime e haxhxhi janë elemente që synim kanë pastrimin e mendjes, shpirtit e fjalorit. Por të tillët që në gojën e tyre kanë vetëm mallkimin e ndalimin, thuajse u ka mbetur vetëm si rit e mbulojë për t’u dukur. Flasin edhe për zjarrin, ndëshkimin, luftën e vrasjet, kurse nuk flasin për mëshirën, shpërblimin e xhenetin si dhe dashurinë e Zotit për njeriun dhe paqen.


A thua thotë Zoti të flitet keq për tjetrin, të dëmtohen njerëzit, prona e nderi i tyre?! A thua lejon Zoti mallkimin, ofendimin dhe arrogancën e shtypjen në emër të Tij. Zoti këtë nuk e thotë. Mos keqpërdorni Emrin e Zotit dhe mos arsyetoni errësirën fyese, mallkimin e ndalesat si dhe lidhjen e njerëzve në zingjirë. Tërë ky varg i ndalesave apo harameve që i quani, a thua përse nuk i përmendi Zoti në Kuran? Autorët e mallkimit, fyerjes e ndalesave në varg të gjatë, shkruan dhe investuan tituj e libra të shumtë që për bazë kanë vetëm vështirësimin e jetës së njerëzve. Kurse Kurani dhe i Dërguari, janë lehtësim e përgëzues e jo mallkim e ofendues. Duhet lexuar pak më shumë Kuranin dhe duhet thirrur mendjes e realitetit kohor.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 2 = 2