A po shpjegohet Islami që i zbriti Muhamedit a.s.?!

Secili njeri i lirë e i rëndomtë e ka drejtën e mendimit dhe përpjekjes për të kuptuar gjërat. Qoftë edhe besimin që ka, mund ta analizojë dhe vështroj. Kjo për faktin se sa më tepër analizon edhe mediton, mund të kuptojë më thellë e më bindës besimin Islam, apo Kuranin që i zbriti Muhamedit a.s. Meditimi dhe hulumtimi i gjithësisë dhe argumenteve ekzistuese si krijesat e panumërta që shihen e po aq edhe që nuk shihen, janë argument i plotë që njeriu të kuptoj realitetin e ekzistimit të Zotit të botëve dhe mëshirës së Tij.

Zoti i Madhërishëm i dërgoj mbarë profetët e në veçanti Muhamedin a.s për të përsosur virtytet e moralit e mirësjelljes. Për të ftuar njerëzimin të besojnë Një Zot, të respektojnë dhe të duan njëri tjetrin. Të kujdesen për parimin e drejtësisë, tolerancës, respektit ndaj prindërve, familjes farefisit, vendit e shoqërisë si tërësi. Këto janë parime universale që kërkon Kurani ruajtjen e tyre dhe kultivimin kudo. Gjykimi mbi njerëzit për të ardhmen e tyre, për botën tjetër, është në Dijen dhe fuqinë e Zotit. Ai e di më së miri për veprimet e tona. Kjo e drejt e gjykimit të njerëzve për ardhmërinë e tyre në botën tjetër nuk është në dorë të njeriut dhe këtë e dinë fare mirë liderët, predikuesit dhe mësuesit fetar, dhe duhet t’i përmbahen kësaj. Ndaj me ndërhyrjen ë vendimet e Zotit, gjykimin e besimit apo mosbesimit të njerëzve që bëhet nga disa mendjelehtë, është një Islam tjetër nga ai që i erdhi Muhamedit, paqëja qoftë mbi të.

Nëse Islami ka mbijetuar fuqishëm dhe ka ofruar vlera të respektit në mesin e pjesëtarëve të besimit të vet dhe në raporte të shkëkqyera ndër shekuj me besime tjera, atëherë përse të mos e ndjekim këtë vijë të shëndoshë që është mirëpritur dhe askush nuk është frikuar prej tij. Duke nxitur urrejtjen, mos durimin e jo tolerimin ndaj tjerëve, duke cilësuar dhe gjykuar secilin për besimin e tij apo jo besimin, kemi ardhur në situatë të mendojmë që ndoshta nuk është vërtetë ky Islami që i erdhi Muhamedit a.s.. Të i ipet e drejta vetes, grupit apo ideologjisë për mallkim, ofendim, urrejtje dhe gjykim ndaj njerëzve nuk është Islame dhe s’ka të bëj me Islamin real. Mos të interpretohet apo komentohet Kurani me ndjenja e emocione apo urrejtje. Teksti Kuranor është i qartë, poashtu praktika profetike është më se e qartë. Raportet e Muhamedit me pjesëtarët e Librit ishin raporte vëllazërore e njerëzore, por edhe me paganët. Ai nuk goditi askënd, nuk sulmoj dhe nuk transmetohet asnjë thënie e tij që nxit vrazhdësi, urrejtje e tmerr apo frikë në zemrat e njerëzve. Askush dhe asnjëherë nuk pa pasur probleme me Zotin e as që do të ketë ndonjëherë, por problemi është dhe mbetet me ata që e shohin veten menjëherë pas Zotit. /foltash/

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

29 − 24 =