A kemi lindur besimtarë apo jemi bërë?

Është madhështi dhe mrekulli Kuranore e drejta për të besuar dhe shprehur lirshëm secili bindjen e besimit të tij fetar. Dhurata më e madhe është që njeriu për të njohur, dashur e kuptuar Zotin është dhuntia e mendjes, trurit e logjikës.

Të kesh lidhje me Zotin, pasi ta kesh besuar Atë, nuk ka nevojë për ndërmjetës. Poqese kuptimi i fesë, besimit e Zotit bëhet nga bindja juaj me mendje, atëherë do jesh i kuptueshëm dhe i pavarur plotësisht nga ajo që të ofrohet prej tjerëve. Njeriu kur kupton kërkesat e Zotit të parashtruara në Librin e Tij, atëherë e di qartë atë se çka do dhe kërkon Zoti i Madhërishëm.

Në Kuran Zoti ka thënë: “Dije që Ai është Një…”Ky citat kuptueshëm na rrëfen për rolin e të përdorurit të mendjes e logjikës. Zoti e do një njeri që potencialin e dijes së tij e ka vu në funksion të kërkimit e hulumtimit të së vërtetës.Feja duhet të kuptohet me mendje e tru, e jo me emocione të rasti apo të besuarit me emocionet e të tjerëve.Ne ende hulumtojmë dhe duam të dimë se a kemi lindur vërtetë si besimtarë apo jemi bërë besimtarë. Nëse kemi lindur të një besimi fetar atëherë nevoja për të përdorur trurin bie. Po kjo nuk është e vërtetë.

Ne kemi lindur në natyrshmëri e kjo nënkupton që neve Zoti na dha të gjitha për t’u bërë pastaj besimtar. E ne nuk bëhemi besimtarë pse tha dikush, por duke pasur parasysh natyrshmërinë e pastërtisë së trurit, ne hulumtojmë dhe besojmë tutje, duke rrugëtuar me Zotin kudo.Besimi nuk është trashëgimi, ai fitohet përmes dijes dhe hulumtimeve të vazhdueshme të fakteve të panumërta në gjithësi. Në këtë rrafsh ne mund të jemi vetëm në këtë mënyrë besimtar të qëndrueshëm dhe të dobishëm për tjerët. Pra ne bëhemi besimtar, kurse lindim në natyrshmëri të pastër për të rrugëtuar drejt besimit.Feja kuptohet me tru e jo emocione, me dije e jo injorancë.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

77 + = 87