A kanë thënë dijetarët apo ka thënë Zoti?

Nga gjërat e vështira dhe të pa këndshme ditëve tonë, është edhe dalja në skenë e mendimit të ashtuquajturve “ylema”-dijetarë e mësues të fesë që i kanë dhënë vetes drejtën e nxjerrjes së mendimeve në “Emër të Zotit.”Në secilën pyetje pothuajse s’ka përgjigje tjetër përveç: Kanë thënë dijetarët, kanë heshtur dijetarët dhe kanë polemizuar dijetarët si dhe e fundit kanë rënë apo nuk kanë rënë dakord dijetarët. Refren ditor i lodhur që rraskapit mendjen e ndritur e të shëndoshë si dhe helmon trurin e atij që synon të njoh vet gjërat reale.

Pyetjet ditore janë: “ A lejohet” “ bën” a është “haram”, “a është “mëkat”, a “lejohet” e kështu me radhë. Si zakonisht është bërë praktikë përgjigjja: Kanë thënë dhe kanë menduar, ka deklaruar biri i atij ose baba i këtij e kështu me radhë.Prej kur janë bërë njerëzit burim i nxjerrjes së dispozitave dhe qëndrimeve të Zotit?

Kjo është mallkim e turp të tallesh me Krijuesin sepse vërtetë është tallje.Kur kemi të bëjmë me çështje të fesë Islame, gjëja e parë që duhet një mësues i mirëfilltë fetar është të sjell argumentin e që është citati Kuranor e pas kësaj është shembulli praktik i të Dërguarit a.s.Dijetarët e kanë të drejtën e dhënies së mendimit apo opinionit të tyre në rast se s’kemi qartësim në Kuran e as në praktikën profetike, por mendimi i tyre ka vend e vendi është se mbetet vetëm mendim njerëzor e supozim por jo dispozitë e ligj a normë Hyjnore.

Kushdo që është, nuk i takon të deklarohet kundër një çështjeje në emër të fesë nëse për këtë s’ka citat apo nëse s’është përmendur në Kuran e as në traditën profetike. Ndryshe pra, secili ka opinionin e vet personal dhe qëndrimin mbi gjërat e ndodhura apo eventualisht që mund të ndodhin.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

40 − = 37