A ka xheneti derë që quhet “Dera e punëtorit”?

Nga ligjërimet e mësimet e shumta fetare kemi dëgjuar edhe shumë gjëra të bukura që nxisin për namaz, bamirësi, haxhx dhe agjërim. Për secilën prej këtyre temave kemi dëgjuar se në xhenet ka në derë me këtë apo atë emër, por pyetësi me të drejt shtron kërkesën për të ditur se a ka edhe derë të veçantë për punëtorin, arkitektin, inxhinierin, shkencëtarin dhe çpikësin dhe zbuluesin .Nxitja për agjërim është e bazuar në mësimet Islame, por me synimin për përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe lidhjes me Krijuesin.

Aspak nuk mund të kontestojmë nxitjen për adhurimin e Zotit dhe lidhen e shpirtit me Krijuesin. Është më se i nevojshëm që njeriu të ketë lidhje të fuqishme me Krijuesin e gjithësisë.Përmes këtij shkrimi duam të inkurajojmë edhe për tema nxitëse për punë dhe angazhim me djersë për të siguruar kafshatën e jetesës. Punëtori është vlerë për një shoqëri. Jeta nuk paramendohet assesi pa mundin, djersën dhe angazhimin e punëtorit. Puna ka vlerë dhe peshë.

Punëtorët janë të dashur të Zotit. Punën e tyre e sheh Vet Zoti, i Dërguari a.s dhe e dëshmojnë njerëzit.Puna e punëtorit duket. Nga puna e tij është ndërtuar bota, nga djersa dhe mundi i tij. Jo rrallëherë shohim punëtorin të lodhur, të dërmuar dhe molisur nga mundi për të siguruar jetesën. Fytyra e tij edhe pse e lodhur, është fytyrë që shndrit dhe rrezon kënaqësinë e familjarëve.Ne jo vetëm që inkurajojmë, por lutemi që Zoti të shpërblejë atë që derdh djersë dhe mund.

Duart e tyre janë të bekuara dhe me shenja të krenarisë dhe dashurisë.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

54 − = 49