A ka dallim mes fesë dhe fetarit?

Normalisht që ka, bile dallimi është shumë substancial dhe i përmasave të larta. Shpeshherë fetari e sheh veten si VET FEJA.

Por në realitet cili është dallimi bazuar dhe mbështetur në atë që shihet sot.Feja është Zoti, Kurani dhe praktika e Muhamedit a.s. Ne mund të përmendim disa dallime mes fesë dhe fetarit, e që ka shumë dallime.Ne po përmendim qëllimisht në këtë artikull cështjen e këtij dallimi. Nisur nga fakti se pjesë të shoqërisë janë në përpjekje për të minimizuar rolin e dijes, dijetarëve dhe shkenctarëve. Shumë prej fetarëve aspak nuk e kanë treguar vëmendjen ndaj citatit LEXO.

Por janë shumë të gatshëm dhe i japin vetes drejtën e të dukurit dijetarë për gjithçka.Minimizimi i rolit të mësimit, shkencës nga një fetar është dallimi esencial midis fesë dhe fetarit. Feja kërkoj dije, vëmendje, meditim dhe logjikim, kurse nganjëherë fetari e sheh veten në pasqyrë e jo në dritare. Të shikosh veten në pasqyrë nënkupton që je i pa zëvendësueshëm, kurse nëse gjërat i shikon nga dritarja, do shohësh botën, njerëzit dhe shumëçka ndryshe nga ajo që ke parë në pasqyrë.

Ja dallimi tjetër konkret. Islami si fe e Zotit ka kërkuar nga secili besimtarë që të jetë i kujdesshëm në fjalorin dhe opinionin e tij. Kurani ka ndaluar fjalën e kotë e të pa peshë e të dëmshme, ka ndaluar fyerjen, përgojimin dhe nxitje për keq, kurse fetari i vetëquajtur i tillë nuk ka parë këtë që e ka thënë Kurani. Kjo na jep të kuptojmë se fetari po kryen rit e jo adhurim Feja kërkon adhurim e jo rit.

Islami dhe besimi fillon pas namazit e jo gjatë namazit.I shpëtuar është ai që nga dora dhe gjuha e tij janë të mbrojtur e të ruajtur njerëzit, kështu tha i dërguari me vlera të moralit, Muhamedi a.s.Muhamedi a.s. ishte vet Kurani praktik në çdo gjë, në secilin raport e veprim me njerëzit. Ishte i këtillë sepse atij i dha Zoti mëshirën, dashurinë dhe nderin, atë na e dha edhe ne por neve duhet ta ruajmë dhe të përpiqemi që të jemi adhurues e jo vetëm kryes të riteve formale.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + = 20