A është dersi i sotëm po ky që i zbriti Muhamedit a.s ?!

Islami si besim dhe thirrje e Zotit për vlera e respekt, sot në mbarë botën ka numër të madh të ndjekësve si asnjëherë më parë. Derisa ky Islam filloj me një numër jashtëzakonisht të vogël, sot të deklaruar si besimtarë janë afër 1 miliardë e gjysmë, nëse nuk marrim parasysh deklarimet e fraksioneve dhe lëvizjeve brenda Islame e të cilat nuk kanë qartësi rreth numrit të besimtarëve mysliman. Po në thelb nuk është kjo tema që duam ta shtjellojmë përmes këtij editoriali. Në fakt ne duam të analizojmë se a thua këto derset e sotme në shumë raste, a vërtetë kështu i mbante i Dërguari Muhamed a.s. A thua është vërtetë ky Islami i sotëm i këtilli me atë që e kumtoj Zoti nëpërmjet Muhamedit a.s. Të ndalemi te gjërat fundamentale që proklamon Kurani dhe i Dërguari i tij. Kurani i Madh është vulë dhe fundi i shpalljeve të Zotit e që përveç këtij elementi përmbanë edhe 2 elemente tjera me rëndësi substanciale: meshirën dhe gjeneralitetin e kontekstit të përgjithshwm e që është besimi, meshira, drejtësia, etika e morali, mirësjellja dhe diversiteti. Por nga ajo që shohim sot, na del e kundërta e kësaj në derset e atyre që më shumë synim kanë ideologjinë se sa realitetin objektiv Kuranor. Shpjegimet apo derset e mbarë ligjëruesve duhet të jenë të kontekstit gjeneralë të Kuranit e praktikes profetike e jo ideologjik e historik. Konteksti historik nuk është dispozitë por është mësim e njohuri e përgjithshme. Mallkimi, ofendimi, nxitja e urrejtjes dhe mosdurimit, janë elemente që nuk përkojnë me mëshirën dhe dashurinë kolektive Hyjnore. foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

83 − 81 =