A e zgjedh njeriu besimin e vet apo lind i gatshëm?

A e zgjedh njeriu besimin e vet apo lind i gatshëm?
Është një çështje për të cilën janë thelluar në diskutime dhe mendime njerëz të dijes e mendjes, që u orvatën të mos paragjykojnë çështjen në fjalë.Sot kjo botë në të cilën ne gjendemi ka mbi 7 miliardë kurse në mesin e tyre ka mijëra e mijëra besime e bindje fetare.Të gjithë pothuajse pretendojnë se janë në të drejtën, në rrugën e duhur. Të gjithë kanë objektiva pothuajse për të paraqitur besimin e vet si më të arsyeshmin dhe më të duhurin për këtë botë dhe shumë tjera e për botën tjetër.Por jo të gjitha besimet besojnë në ekzistimin e botës tjetër e kështu me radhë.

Në mësimet Kuranore çështja e besimit është e lehtë e kuptueshme dhe bindëse, për faktn se Zoti besohet dhe i nënshtrohet njerëzimi me dhe pa dashje vullnetit të Tij.Njerëzit kudo që janë, nuk kanë lindur të gjithë në një vend apo kohë e mentalitet. Disa lindin në perëndim e tjerë në lindje e veri dhe jug.E rëndësishme është të dihet fakti se Zoti ka krijuar njeriun në natyrshmëri për t’u përcaktuar në etën e tij dhe besimin.Natyrshmëria është element që argumenton se njeriu ka mundësinë, dijen që nga mosha madhore të hulumtojë, studioj dhe analizoj çështjen e përcaktimit.Pra jo gjithherë njeriu zgjedh vet, atij i “imponon” rrethi dhe bindjet e shumicës në një shoqëri.E për të pasur njerëz të qëndrueshëm me besim e moral dhe etikë e kulturë, është më se e nevojshme të kihet parasysh vërtetë madhështia e bukurisë së natyrshmërisë së njeriut.

Mendojmë që sot kemi para vetes disa grupe të njerëzve që kanë të bëjnë me besimin dhe konkludimi mund të jetë si vijon:
1. Njeriu lind natyrshëm i gatshëm për t’ju nënshtruar madhërisë së Zotit.
2. Njerëz që hyjnë në një besim falë rrethit e shoqërisë që e rrethon
3. Të atillë që janë të papërcaktuar por që hulumtojnë dhe arrijnë që mes hulumtimit individual të përcaktohen.
4. Të atillë që besojnë vetëm pse u thuhet, pa pasur ndonjë analizë e hulumtim në çështjen në fjalë.

Pra e tëra e rëndësishme e çështjes është vullneti që njeriun e frymëzon nga vlerat njerëzore e morale të besimit që përfaqëson. Njerëzimi nuk ka nevojë të humbasë kohën rreth tjerëve se kush janë të mirë e kush jo, por ata duhet të bashkojnë fuqitë e tyre për të ndërtuar shoqëritë në harmoni dhe mbarësi e mirësjellje mes tyre.

#foltash

11Vanesa Jashari, Selman Sfishta dhe 9 të tjerë

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 + 4 =