A e kemi ngritur zërin sa duhet kundër ekstremizmit dhe radikalizmit?

Kosova dhe Shqiptarët si tërësi gjatë gjithë rrugëtimit për liri kanë dhënë gjithçka për të mirën e atdheut. Përpjekjet tona për liri dhe ruajtjen e identitetit kombëtar janë veprimet më sublime të qytetarëve tanë. Shqiptarët, i madh e i vogël u frymëzuan në rrugëtim e kultivimit të frymës atdhetare. Përherë synim ishte liria dhe vlerat nacionale, në dëm të askujt, por për të jetuar të lirë, në paqe dhe për të ndërtuar e zhvilluar vendin krah me botën përparimtare e të zhvilluar. Nga kombi ynë u veçuan me angazhimin e tyre burra e gra që ishin timonier të angazhimit për liri. Kontributi ishte i madh e veçmas në shekullin 20, ku ne si komb përjetuam tendencën e tjetërsimit e zhdukjes. Por, përkundër kësaj, burrat dhe gratë e këtij vendi punuan parreshtur drejt realizimit të synimeve të kahmotshme. Angazhimi ishte për të ruajtur qenien tonë dhe identitetin kombëtar.

Jemi shquar si popull për bashkëjetesë me të gjithë pa dallim besimi apo etnie. Edhe pse u ballafaquam me të keqen, një gjë e kanë të gjithë lakmi; ne nuk zhvilluam asnjëherë kauzë në emër të fesë e besimit. Kauza ishte e qartë, ruajtjen dhe jo tjetërsimin e vlerave kombëtare. Por sot nuk mund të jemi edhe shumë të kënaqur, pasiqë elementë të caktuar të shtyrë nga agjenda ideologjike veqmas nga lindja, prodhuan diqka që në realitet është rrezik për identitetin, ky rrezik u shfaqë në dy segmente: goditjen e të kaluarës sonë nacionale dhe goditjen e vlerave të besimit që e ruajtëm ndër shekuj. Kemi lëkundje në këtë drejtim. Nga Kosova drejt betejës sektare dhe ideologjike në Siri e Irak, shkuan qindra veta. Nga dhe si shkuan dhe çfarë i shtyri. Është tematikë e veçantë që nuk po elaborojmë këtu. Bota si tërësi e sidomos bota e zhvilluar ka marrë shumë seriozisht kërcënimet nga terrorizmi. Ata kanë ngritur zërin, por a e kemi ngritur ne sa duhet zërin kundër kërcënimit nga ekstremizmi i dhunshem dhe terrorizmi, mendoj se mbetet për t’u dëshiruar?! Ndosha ka një shpjegim këtu. Nuk kemi pritur diqka të tillë apo ndoshta nuk kemi njohuri të duhur për këtë fenomen. Por një gjë e dijmë të gjithë dhe nuk mund themi se nuk e dijmë: Tendenca për shkombëtarizim ekziston dhe rrugëtimi i qindra qytetarëve në Siri e Irak është fakt.

Kemi pritur zë të fuqishëm nga institucionet akademike të vendit, nga akademia e shkencave e nga drejtuesit e luftës ndaj këtij fenomeni. Assesi nuk po e përjashtojmë se ka pasur dhjetëra apo qindra të tillë që në formë individuale kanë reaguar, por jo edhe akademia e shkencave rmtë Kosovës. Reagimi i djemve dhe vajzave shumë meritorë për lirinë e vendit do të ishte goditje thuajse vendimtare kundër elementeve ideologjikë që nxisin ekstremizmin e dhunshëm. Po e shkruajmë këtë të bindur në vlerat e juaja të së kaluares dhe tashmes, me frikën që elementi ynë nacional mund të rrezikohet seriozisht nga segmente të caktuara dhe qarqe që duan të tjetërsojnë përkatësinë tonë, të kaluarën dhe të ardhmen.
/foltash.com/

Postime te ngjajshme