A DUHET QË BESIMTARI TË DËGJOJ APO TË MENDOJ?

“E kujt i eshte dhene urtesia ,atij i eshte dhene mirësi e madhe…bekare 269 Pothuajse është bërë praktikë e rëndomtë besueshmëria apsolute ndaj krijesave që pretendojnë se njohin gjithqka që njerëzimi ka nevojë. Kur’ani është burimi kyq i mësimeve të sheriatit Islam dhe I jetës si tërësi. Në te përfshihen lajme të së kaluarës, të aktualitetit të Muhamedit a.s, për të ardhmen si dhe rregulla elementare në çështje të rëndësisë së veçantë. Duke ditur këtë, shumë prej muslimanëve kuptimin e fesë e mbështesin në ate se si e kupton një tjetër. Ne e kuptojmë sot fenë me kohën dhe trurin të cilin e kemi. Njeriu i urtë që posedon këtë dhunti ( URTESINE) të madhe, çështjet e rëndësisë së veçantë për të cilat flet Kur’ani i ka të ditura dhe duhet t’i ketë prioritet në jetën e tij. Ndërsa në mendimet e njerëzve nuk është i detyruar të jetë pasues trashëgues dhe i varur prej mendimeve dhe opinioneve të kujtdo qofshin duke u ndaluar vetëm në të kaluarën dhe duke i vënë pikë çështjeve të rëndësisë jo të veçantë, shoqëria e besimit Islam ka ngecur në hapin e rëndësishëm të ndërtimit të kapaciteteve që do ishin model dhe të rëndësishme për shoqërinë njerëzore pa dallim. Shkenca, dijenia dhe të arriturat ndryshojnë nga koha në kohë, kurse ndjekja e një mendimi të dijetarit të një kohe të kaluar ka bërë që zhvillimi intelektual te një pjesë e dukshme në mesin e shoqërisë muslimane të jetë në disfavor të madh dhe larg dritës në horizont. Urtësi është kur njeriu arrin të liroj veten nga pikëpamjet “apsolute” të tjetërkujt. Nuk ka asnjë arsye që përceptimi i dikujt ndaj ndonjë çështje të jetë obligativ për një individ, shoqëri dhe kohë krejtësisht tjetër. “BESIMTARI DUHET TË DËGJOJ E JO TË MENDOJ”, kjo ndoshta është një logo që i përshtatet një pjese të shoqërisë e cila duhet të jetë e dëgjueshme por jo të shpreh opinionin e saj. Kjo është arritur falë pamundësisë, ndoshta edhe falë dëshirës që të kemi pasues që pasojnë politikat individuale e që synohen në emër të fesë. Zotin e besojnë, e duan ata të cilët mendojnë. Logjikojnë dhe hulumtojnë argumentet që dëshmojnë ekzistimin e Tij. Besimtari që beson vetëm duke qenë i dëgjueshëm nuk mund t’i sjellë dobi askujt e as vetes. Besimtari edhe dëgjon, edhe mendon, edhe logjikon por në të njëjtën kohë ka mendimin e tij edhe nëse është ndryshe nga ai të cilin e kishte dëgjuar.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

82 − = 79