A doni të dini se si i përshkruan Kurani besimtarët?

A duam të dimë saktë se si është besimtari dhe si e përshkruan atë Kurani, apo duam të vazhdojmë me sloganet si; tha, ka thënë, thuhet, janë dy mendime e më shumë e të ngjashme që të lodhin trurin e mendjen?! Për të mos lodhur veten me analiza dhe opinione të njerëzve ja të shohim se si Kurani e konsideron dhe e cilëson besimtarin, e për këtë po ju sjellim këtë ajet nga Kurani Fisnik: “Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur Zotit dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? Zoti e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.” [ENNISA 125]

Në këtë citat të Kuranit besimtari vëren qartë 2 elemente të rëndësishme të cilat kuptohen në këtë citat:
E para; Bindja ndaj Zotit ndërlidhet fuqishëm me të qenurit bamirës, e bamirësia nuk specifikohet vetëm për një kategori të caktuar të njerëzve.
E dyta: Ibrahimin a.s i Madhi Zot e konsideron të dashurin më të ngushtë të Tij, sepse ai llogaritet babai i pejgamberëve dhe thirrësi në besim, kurse tjerët pas tij kanë ndjek dhe fuqizuar thirrjen e Zotit për të besuar.
Nga ky citat shohim qartë që njeriu ka dy vlera të jashtëzakonshme që duhet t’i ketë parasysh gjatë jetës së tij; Besimin në Një Zot dhe Bamirësinë ndaj njerëzve pa dallim. Kurani nuk ka përshkruar pamjen e njeriut apo mënyrën se si ai duhet të vishet e të ec, por ka përshkruar vlerën njerëzore që është bamirësia midis njerëzve dhe ndjekja e rrugës së profetëve për të besuar në Një Zot të Vetëm.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

73 − 65 =