A do të mirëpriten në Kosovë të kthyerit e ISIS-it?

Që nga viti 2011 kur filloi konflikti në Siri, i cili më pas u shndërrua në një ndër luftat më të përgjakshme në historinë moderne, më shumë se 400 kosovarë, burra gra e fëmijë, i janë bashkuar shtetit të ashtuquajtur islamik ISIS.
Disa nga këta janë vrar gjatë luftimeve në Siri e Irak, ndërsa më shumë se 100 prej tyre janë kthyer në Kosovës dhe po përballen me autoritet e ligjit, kurse një pjesë e konsiderueshme janë mbetur akoma në Siri e Irak.
Ata që janë kthyer dhe ata që duan të kthehen në Kosovë, mendojnë të riintegrohen dhe risocializohen në shoqëri. Mirëpo integrimi i personave që kanë qenë pjesë e organizatave terroriste dhe që luftuan në Siri e Irak konsiderohet problem për shkak se shoqëria kosovare heziton t’i pranon këta persona, qoftë edhe të rehabilituar. Kjo ndodhë ngaqë shoqëria kosovare në përgjithësi ka humbur besimin ndaj personave ekstremist, si dhe popullata ndjehen të rrezikuar nga prania e të kthyerëve të ISIS-it, pavarësisht faktit që ata mund të shprehin pendim për veprimet e tyre që i kanë bërë në të kaluarën.

Andaj institucionet e Kosovës, shoqëria civile dhe autoritetet fetare në Kosovë duhet të hartojnë strategji dhe plane të qarta mbi masat institucionale dhe shoqërore në raport me personat të cilët janë kthyer dhe të atyre që mendojnë të kthehen nga zonat e luftës në Siri. Është i domosdoshëm krijimi modaliteteve institucionale për risocializimin dhe rrintegrimin e kosovarëve që kanë marrë pjesë në luftërat e lindjes së mesme, por një ashtu duhet të bëhet edhe monitorimi i aktiviteteve të dyshimta eventuale që mund t’i veprojnë ish-xhihadistët.
Andaj institucionet e Kosovës duhen urgjentisht të ndërtojnë një model vetanak duke u bazuar në kapacitetet lokale dhe kontekstin për rastet specifike. Po ashtu duhet theksuar se xhihadistët e dënuar që gjenden në burgje për momentin mund të përbëjnë një rrezik tjetër, për shkak se në këto hapësira mundet shumë lehtë dhe shumë shpejt të përhapet ideologjia e dhunshme ekstremiste. Kjo dukuri është cilësuar të ketë efekt pandemik, që nënkupton se një person i indoktrinuar brenda burgut mund të përhapë ideologjinë ekstremiste dhe të rekrutoj persona të tjerë në radhët e tyre.
/foltash.com/

Postime te ngjajshme