70 imamë saudit predikojnë kundër terrorizmit në 35 vende të botës

Shtatëdhjetë imamë sauditë dhanë predikime të premten në 35 vende të botës si pjesë e një iniciative të udhëhequr nga Mbretëria që dënonte ekstremizmin dhe dhunën. Projekti ndërkombëtar, që synon promovimin e vlerave të Islamit për moderim dhe tolerancë, u zhvillua nën programin e imamatit të Arabisë Saudite, Thirrja dhe Udhëzimi.

Ministri i Mbretërisë së Çështjeve Islame Shejh Abdullatif Al-Asheikh, i cili po e mbikqyr ngjarjen, tha se programi ndihmoi në ndriçimin e myslimanëve rreth fesë së tyre. Gjatë predikimeve të tyre, imamët theksuan rëndësinë e agjërimit, lutjes dhe leximit të Kuranit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe u bënë thirrje myslimanëve rreth botës që të bashkohen kundër atyre që dëshironin të shkaktojnë ndarje midis besimeve.

Komunitetet islame i përgëzuan predikimet e së premtes, shumë prej të cilave u transmetuan në kanalet televizive shtetërore, për të ndihmuar që myslimanët të bashkohen nën flamurin e moderimit, duke hedhur poshtë të gjitha format e ekstremizmit dhe terrorizmit.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 2