51 herë Zoti në Kuran ka thënë: “Ata që besuan dhe bën punë të mira”.

Ky është një citat Kuranor që Zoti e përmend 51 herë. Pra ata që besuan dhe bën punë e vepra të mira. Nga rëndësia që ka puna, Zoti i Madh e ka ndërlidh menjëherë pas besimit.

Besimi është vlerë e qetësi shpirtërore si dhe lidhje e njeriut me Zotin. Lidhja e njeriut me Krijuesin e bën atë të jetë punëtorë, vepër mirë dhe në kujtesën e tij gatë gjithë jetës është i shtyrë të bëj punë të mira duke e ditur rëndësinë që sjell besimi. Nuk ka dobi në thashetheme, dobia është te ata njerëz që urdhërojnë e mësojnë për devotshmëri e sinqeritet si dhe humanizëm e sadakë.

Devotshmëria e njeriut nuk është në pamje e as rrobë e fjalë që e thotë, por është në vepër, në punë me disiplinë e sinqeritet pa gënjeshtra, në korrektësi e angazhim dhe përkushtim. Pra duhet një vëmendje e madhe e këtyre citateve në Kuran, analizë e meditim dhe kujdes.

Sikur të mos ishte e rëndësishme puna dhe vepra e mirë, Zoti nuk do e përmendte kaq shpesh. Pra 51 herë Zoti në Kuran ka thënë: “Ata që besuan dhe bën punë të mira”.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + 3 =