329,000 njerëzve i’u ndalua hyrja në Mekke për mungesë të lejes së Haxhit

Princi i qeverisë së Mekës, Khalid Al-Faisal të Dielën tha se më shumë se 329,000 njerëz ishin ndaluar nga hyrja në qytetin e shenjtë që nga fillimi i sezonit të Haxhit për mungesë të lejes së Haxhit.

Më shumë se 144,000 automjete pa leje gjithashtu nuk ishin lejuar të hyjnë në qytet, 15 shoferë ishin arrestuar për transport të paligjshëm të pelegrinëve, dhe 181 zyra falso haxhi ishin mbyllur, tha guvernatori, i cili është edhe kryetar i Komitetit Suprem të Haxhit. Masa zbatohet çdo sezon të Haxhit për të parandaluar bllokimet. Princi Khalid tha se qeveria Saudite ka mobilizuar më shumë se 350,000 njerëz nga sektorë të ndryshëm për t’i shërbyer pelegrinëve të Haxhit.

Ai gjithashtu tha se Arabia Saudite nuk është përgjegjëse për pengesat e vendosura nga qeveria e Katarit për të penguar qytetarët e saj që duan të kryejnë haxhin. “Ne nuk jemi përgjegjës për ato që bëjnë ata. Ne jemi përgjegjës për atë që bëjmë ne. Ne kemi hapur dyert e vendit dhe zemrat tona për të marrë haxhilerë nga e gjithë bota.

Ne u shërbejmë atyre në mënyrë të barabartë dhe i mirëpresim në tokën e shenjtë, ” tha ai. Ministria e Haxhit dhe e Umres e Arabisë Saudite kishin krijuar një faqe të re për Katarianët që dëshirojnë të kryejnë haxhin këtë vit. Më pas ata i bënë thirrje Katarit të mos bllokojë faqen në internet siç bëri më parë.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + 1 =