29 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve në Pollatë të Podujevës, Besim Latifi dhe Skënder Monolli

Sot janë bërë 29 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Besim Latifi dhe Skender Monolli, njofton Llapi.info.

Latifi e Monolli ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut më 13 shtator të vitit 1990 në fshatin Pollatë të Podujevës.

Okupatorët serbë pasmesnate kishin rrethuar Pollatën dhe për t’i sulmuar në mëngjesin e hershëm të 13 shtatorit. Barbarët serbë u vërsulen mbi familjet Monolli dhe Latifi, por që këto dy familje nuk u dorëzuan dhe qëndruan heroikisht.

Dy trimat e lirisë, Besimi Latifi dhe Skënder Monolli filluan t’u kundërpërgjigjen me zjarre barbarëve serbë, edhe pse ishin të pa barabartë në front. Skënderi e Besimi për disa orë qëndruan heroikisht nga rrethimi i hekurt i okupatorëve. Në këtë betejë ata bien heroikisht ne altarin e lirisë.

Ashtu si edhe në luftë, të pandarë ku edhe ranë heroikisht Besimi e Skënderi përkujtohen në një përmendore të përbashkët.

Ndërkaq, në nderim të veprës së tyre, sot me fillim nga ora 14:00 pranë varrezave do të bëhen homazhe përkujtimore./Llapi.info


Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

71 − = 62