’10 për qind’ të ngjashmërive janë të mjaftueshme për paqen botërore

KAZAN, Tatarstan: Njerëzit duhet të bashkëpunojnë në 10 për qind të gjërave që kanë të përbashkëta për të arritur paqen botërore, tha të hënën Sekretari i përgjithshëm i Ligës Botërore Myslimane, Dr. Mohammed bin Abdul Karim Al-Issa, kur po jepte një ligjeratë në qytetin jugperëndimor të Rusisë, Kazan.

Ai tha se komunikimi kulturor ishte i rëndësishëm dhe po ashtu ishin bisedad rreth diversitetit fetar dhe kombëtar, veçanërisht në vendet ku kishte besime dhe etni të ndryshme.

“Njerëzimi nuk ka mundësi tjetër për të arritur harmoni dhe paqe, por për të kuptuar plotësisht pashmangshmërinë e dallimeve dhe diversitetit dhe pastaj të bashkëpunojë përmes ngjashmërive, prej të cilave 10 për qind është e mjaftueshme – ne besojmë – për të arritur paqen botërore brenda dhe mes tyre. Al-Issa tha se LBM u përpoq të promovonte versionin e vërtetë të islamit dhe ideologjitë kundër ekstremistëve të rrem të Islamit, si dhe forma të tjera të ekstremizmit, veçanërisht konceptet e së drejtës ekstreme në vendet perëndimore. “LBM gjithashtu synon të zgjerojë ura të komunikimit dhe dialogut me pasuesit e feve dhe kulturave të tjera, të bashkohet me ta dhe të ofrojë iniciativa që i shërbejnë qëllimeve të përbashkëta, përveç shtrirjes së urave të mbështetjes për të gjithë, pa marrë parasysh fenë, racën ose ngjyrën. Edhe pse myslimanët janë krenarë për përkatësinë e tyre fetare, ata e dinë se kjo nuk bie ndesh me identitetin e tyre kombëtar.”

“Në fakt, myslimanët e dinë se kjo lidhje kombëtare, e cila kërkon të mira për të gjithë, është një element kyç për arritjen e harmonisë midis identiteteve të tyre fetar dhe kombëtar dhe se idetë ekstremiste bien ndesh me këto koncepte të drejta”.

Javën e kaluar ai dhe Muftiu i madh i Tataristanit nënshkruan një marrëveshje për të bashkëpunuar në shpërndarjen e Islamit të moderuar dhe parimeve të tij të tolerancës dhe bashkëjetesës. Al-Issa poashtu nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi mes LBM dhe Fondit të Moskës për Kulturën Islame, Shkencën dhe Arsimin. Marrëveshja u fokusua në trajtimin e ekstremizmit dhe promovimin e tolerancës.
Arab News – foltash.com

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 + 1 =