1 miliardë e gjysmë, çdo i treti ka një dijetarë që predikon të shkuarën

Llogaritet përafërsisht që sot në botë jetojnë mbi 1 miliardë e gjysmë besimtarë të besimit Islam. Pa bërë këtu ndarjen midis fraksioneve të quajtura Islame. Sepse nëse llogaritim ndarjet që janë mes besimtarëve Islam, atëherë statistika ndryshon dukshëm. Por shifra e lartcekur përdoret në dy situata; E para, mendimi që thekson se secili që shpreh dëshminë-shehadetin dhe beson Kuranin, llogaritet në radhët e besimit Islam. Mendimi i dytë që përdoret shifra prej 1 miliardë e gjysmë musliman, potencohet vetëm atëherë kur është për qëllim mbi sundimi apo mbi zotërimi me numër në raport me besimet tjera. Në të dyja rastet fraksionet shfaqin dukshëm hipokrizinë e tyre në raport me opinionin. Megjithatë, nëse e marrim krejtësisht reale e që në realitet është fakt shifra e lart cekur, atëherë do të shohim që numri i mësuesve-hoxhollarëve fetar Islam është jashtëzakonisht i madh e që mendojmë që 1 e treta e tyre janë mësues fetar, ose edhe thënë më lehtë, pretendojnë të jenë hoxhollarë. Në këtë situatë ne shohim se dëshira është për të stagnuar fushat tjera shkencore e të cilat do mbesin deri në përjetësi në duart e njerëzve që i takojnë besimeve tjera e që nuk kemi asgjë kundër, por se a është normale që kjo shifër e muslimanëve ka nevojë për 500 milion mësues fetar islam? Nëse shohim realitetin e hidhur sot, atëherë me konstatimin e këtyre mësuesve se koha e artë është e të parëve dhe ne duhet të kthehemi në atë kohë dhe atë botë, atëherë shihet qartë se objektivi apo targeti është kthimi prapa në vend se të jetë ecja para.. Kurani ka qartësuar se popujt e kaluarës i takojnë së kaluarës dhe mbetet vetëm histori, kurse popujve pasues të tyre u takon ndërtimi dhe angazhimi në tokë. Secili komb, kujton të parët dhe duhet kujtuar ata, punën, veprimtarinë dhe angazhimin, por jo rikthimin në atë kohë. Është dëshmuar edhe me fakte se nëse një popull udhëhiqet me thëniet e të vdekurve të kohëve të largëta, ai nuk ka urtësi, as progres e as zhvillim. E kaluara i takon historisë. Ne e duam të tashmen e të ardhmen që ndriçon rrugëtimin tonë, lehtëson dhe përgëzon. Shenjtërimi i tekstit e anashkalimi i mendjeve të ndritura e vet mendjes, është fatalitet që e bën një komb drejt shthurjes dhe prapambeturië. Nga tërë kjo që themi, lirshëm i dituri edhe mund të pyes; A thua Islami ka nevojë për kaq shumë predikues që e tregojnë historikun dhe të kaluarën? Islami ka bazat, fondamentet dhe normat e të cilat janë në Kuranin Fisnik dhe në praktikën profetike e jo në thëniet, diskutimet, fjalimet dhe qëndrimet e njerëzve që kanë mendim për Islamin, por nuk nënkupton vet Islamin. Secili i porsalindur lind në natyrshmërinë e tij. Zoti çdonjërin nga ne e pajisi me natyrshmërinë për të besuar Krijuesin. Është dëshirë, vullnet dhe vendim i vet njeriut që nga mosha madhore të zgjedh për bindjet dhe besimin e vet. Nuk ka dhunë e as imponim… Grupimet ekstremiste e ideologjike të errëta duke besuar se njeriu lind me fe, atëherë cila është arsyeja që duan t’u imponojnë dhunshëm besimin, jetën, veshjen dhe privatësinë e njerëzve…!

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + 6 =