Të kihet kujdes në literaturën fetare ideologjike

Është koha e fundit që të shikohet e gjithë literatura e huaj ideologjike, sektare dhe politike, e cila përmes donacioneve të huaja, e në emër të fesë është futur në mesin tonë, dhe sidomos ajo e 30 viteve të fundit, e cila në brendësinë e saj nuk e pranon lirin e besimit të tjetrit, pluralizmin, liberalizmin dhe sistemin e vlerave demokratike.

Për këtë veprim urgjent, duhet që sa më parë të formohet një komision i lartë i studiuesve të fesë në gjithë trojet shqiptare, i cili do të identifikojë çdo libër me autor të huaj ose vendor, i cili në emër të interpretimit fetar dhe ideologjik mund të përmbaj elemente të urrejtjes, dhunës dhe vrasjeve së atyre të cilët nuk ndajnë bindjen e njëjtë të besimit dhe përkatësisë së një komunitetit të caktuar fetar dhe kombëtar.

Vrasja e njerëzve të pafajshëm dhe në pabesi, përmes bindjes së devijuar dhe të kultivuar në emër të mësimeve fetare me slogane “ islame”, është hiç me pak se vrasja e vetvetes në rend te parë, e njerëzve të pafajshëm dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe të vet komunitetit fetar, në të cilin aktori ose aktorja mund të thirret !Shprehim solidaritetin tonë të plotë me viktimat e pafajshme të qytetarëve austriak, qeverisë austriake dhe shtetit mik të Kosovës e kombit shqiptar.

Xhabir Hamiti

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + = 21