Të ardhurit nga Lindja e Mesme, kërcënim për sigurinë në Kosovë..!

Sulmet terroriste në Dresden, Nicë e dje në Vjenë sollën edhe njëherë në pikëpyetje stabilitetin e sigurisë në këto shtete.

Deri sa shtetet më të fuqishme në Evropë nuk po janë në gjendje të parandalojnë këto sulme makabër të këtyre ekstremistëve, vendi ynë në dy vitet e fundit ka shënuar rritje të azilkërkuesve nga shtete e Lindjes së Mesme dhe është njëra nga shtetet e para që ka riatdhesuar personat që ishin pjesë e grupeve terroriste në Siri e Irak.Po sa mund të jetë Kosova cak i sulmeve të mundshme terroriste?

Sipas Shpat Balaj nga QKSS, vendi ynë nuk ka indikacione që mund të jetë target potencial për ndonjë sulm, mirëpo kjo gjë nuk mund të përjashtohet kur dihet strategjia e tyre pas ‘shuarjes’ së ‘Shtetit Islamik’.

“Deri tash nuk ka pasur indikacione që Kosova është target potencial i ndonjë sulmi, megjithatë që prej shuarjes së të ashtuquajturit “Shteti Islamik” dhe humbjes së territorit në Siri, strategjia e tyre është orientuar në akte të dhunës në vendet e origjinës të anëtarëve të grupit. Andaj, duke pasur parasysh që një numër i caktuar i qytetarëve të Kosovës në periudhën 2012-2016 kanë participuar në këtë konflikt është e nevojshme të bëhet një vlerësim i rrezikut në baza individuale për individët potencialisht të radikalizuar në vend dhe të shtohen masat e monitorimit tek individët që mund të paraqesin rrezik dhe shfaqin indikacione të radikalizmit”.

Balaj për Syrin shton se institucionet tona kanë qenë efektive deri më tani për parandalimin e sulmeve të mundshme terroriste.

“Deri më tash institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë kanë qenë tejet efektive në parandalim të përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm në vend dhe aktet potenciale terroriste gjatë viteve. Ndonëse është evidente që edhe në Kosovë ka përkrahës të grupeve të ndryshme terroriste dhe është një kategori që në vitet e kaluara edhe kanë participuar drejtpërdrejtë në ato grupe, jo domosdoshmërisht mund të ketë sulme terroriste në Kosovë. Megjithatë, kjo është një mundësi që nuk duhet përjashtuar dhe duke marrë parasysh sulmet e fundit në Evropë, institucionet e vendit, me theks në ato të sigurisë, duhet të jenë në nivel gatishmërie dhe të aktivizojnë kapacitetet e tyre për parandalimin e ndonjë sulmi potencial.

Por a ka Kosova kapacitete për të luftuar të tilla fenomen? Balaj shprehet se duhet të shtohet prania e institucioneve të sigurisë në pika kyçe në vend dhe të mos bëhet stigmatizim i komuniteteve të caktuara si pasojë e sulmeve në Evropë.

“Sa i përket kapaciteteve, besoj se Kosova ka njohuri dhe kapacitete të mjaftueshme për luftimin e fenomenit, megjithatë fokusi duhet të jetë në parandalim. Në këtë drejtim duhet të ketë më shumë komunikim mes institucioneve të ndryshme, shtim të pranisë së institucioneve të sigurisë ne vendet kyçe në vend dhe ngritje të vetëdijes së përgjithshme si për mbrojtje nga radikalizmi potencial, ashtu edhe për mos-stigmatizim të komuniteteve të caktuara si pasojë e sulmeve në Evropë”

 – përfundon Balaj për Syrin.Kurse imami Bekim Jashari thotë se Islami në esencë është thirrje e Zotit për paqe e dashuri mes kombeve, e jo dhuna e terrori.

“Islami është në esencë thirrje e Zotit për paqe e dashuri midis popujve e kombeve. Nuk është vullnet i Zotit dhuna e terrori. Askush nuk ka të drejtën të mbrojë Zotin as të dërguarin e tij me vrasje njerëzish. Njeriu ka vlerë e peshë të artë të Zoti”.

Jashari për Syri.net shton se nuk mjafton vetëm të dënohen këto akte, por edhe të ketë angazhim për parandalimin e tyre, sepse as vendi ynë nuk është i sigurt.

Aktet terroriste nuk mjafton vetëm t’i dënojmë apo të presim akt e të themi se i dënojmë. Ne duhet të ringjallim përpjekjen dhe angazhimin për të parandaluar ekstremizmin e terrorizmin. Askush nuk është i sigurt nga elemente të tilla e as vendi jonë. Duhet të kontrollohet me kujdes literatura e shkruar në gjuhën tonë, ekspertët vendorë të fesë e të institucioneve tjera duhet ë ngrisin zërin për të promovuar vlerat e paqes”.

Imami nga Podujeva thekson se nga të ardhurit nga Lindja e Mesme në Kosovë duhet të kemi kujdes, pasi nuk i dihet e kaluara e tyre.“Personalisht mendoj që duhet të kihet kujdes nga refugjatët e mundshëm, të cilëve nuk u dihet adresa dhe e kaluara e tyre

– përfundon Jashari.

Nga sulmi i mbrëmshëm në Vjenë janë duke dalur fakte se në këtë akt janë të përfshirë edhe dy shqiptarë, njëri nga Maqedonia e Veriut dhe tjetri nga Kosova.

/Syri.net Kosova© SYRI.net

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 + = 18