NUK KA DHUNË NË FE..

Asnjëherë gjatë historisë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pengesë për njerëzit thirret e profetëve drejtuar njerëzve për mbarësi e paqe dhe jo dhunë.Kurani ka argumentuar dhe sjellë qartë objektivat e jetës në tokë.

Sikur Zoti të donte do t’i bënte të gjithë pjesëtarë të në besimi, një feje, një race e ngjyre, por është vullnet i Tij që në tokë të kemi llojllojshmëri të njerëzve që begatojnë dhe lehtësojnë si dhe ndërtojnë tokën.

Islami ka urdhëruar secilin besimtarë që të besoj mbarë të dërguarit e shpalljet e tyre, pra është edhe nga kushtet e besimit të besohen shpalljet e mëparshme dhe të dërguarit në përgjithësi. Por ja që sot dhe gjithherë tërë njerëzimi nuk do të jenë në një besim, bindje apo ideologji.E rëndësishme është të ndërtohet mirëkuptimi dhe mirëbesimi reciprok midis feve, besimeve e racave e ngjyrave.Një gjë e tillë do të krijonte ambient të bukur e të qetë për bashkëjetesë.

Është më se e qartë se askush nuk është kujdestarë i Zotit në tokë e as i autorizuar prej Tij të mbajë “rendin” e besimeve dhe të mbrojtjes së Krijuesit.Krijuesin e duan të gjithë dhe i nënshtrohen dhe i përulen me vullnet e dëshirë si dhe bindje, e jo përmes imponimit e dhunës.Në kaptinën Hixhr 97-98, Zoti i Madhërishëm e njofton të Dërguarin e tij për gjendjen e tij emocionale pas ofendimeve, fyerjeve e shtypjeve nga mekkasit dhe paganasit, po Ai e inkurajon siç qartësohet bukur në këtë citat:“Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur).”

#foltash

11

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 87 = 95