Mustafa Mahmoud: Për fat të keq po të madhërojnë mjekrën..!

Profesori i ndjerë dhe i shquar i fushës Islame nga Egjipti, Mustafa Maahmoud, në librin e tij të shkruar ka potencuar edhe kufizimin e kuptimit të besimtarëve mbi synimet dhe objektivat e të Dërguarit a.s.

Në një artikull të tij brenda librit me titullin: Qëndrimi pranë varrit të Muhamedit a.s, ai ndjehet thellë i prekur nga devijimi i misionit dhe veprimtarisë së Muhamedit a.s.“Ndjehem i turpëruar para teje o i dërguari i Zotit”, kështu e fillon shkrimin e tij në librin: E nesërmja e ndezur, profesori Mahmoud.Por ja që mu kujtuan mësimet tua për një moment dhe u qetësova kur fillova të mendoj se çfarë ke thënë, por ajo që lëndon, i thashë pranë varrit është fakti se disa mysliman janë shumë të gëzuar e tejet të kënaqur me mjekrën që e bartin dhe të gëzuar që po “praktikojnë” mësimet tua, por ja që në një moment u turpërova por mu kujtua që na mësove ta duam Zotin e ta besojmë Atë, ta ndihmojmë e ta këshillojmë popullin për mirësi dhe mirësjellje.

Më është kujtuar se na mësove për familjen dhe bukuritë e kësaj bote. Ndaj sot pranë varrit tënd, të dërgoj përshëndetje dhe lutem të jem pranë teje botën tjetër.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + 4 =