Katër shqiptarët e arrestuar për sulmin terrorist në Vjenë, njëri vetëm 16 vjeçar

14 persona janë prangosur pas sulmit terrorist në Austri, ku u vranë 5 persona dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë.Ndërkohë, njëri nga autorët kryesor të sulmit, shqiptari Kujtim Fejzuli me prejardhje nga Maqedonia e Veriut ka mbetur i vrarë pak minuta pas sulmit.Gjithsej janë katër shqiptarë, dy nga Kosova e dy nga Maqedonia e Veriut që dyshohen për përfshirje në këtë sulm.I dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist është edhe kosovari Kujtim Kadriu nga Ferizaj, vetëm 16 vjeç.

Përpos Kadriut, si i dyshuar për përfshirje në sulmin në Vjenë është edhe një kosovar tjetër.Bëhet fjalë për 21 vjeçarin Arijanit Fetaj, i lindur në Reçan të Suharekës është një nga të dyshuarit me prejardhje nga Kosova, i cili tashmë ndodhet në duart e policisë.Të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Vjenë janë edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Argjend Ganiji dhe Uzeir Avdili.Ndryshe, përkundër faktit se 14 persona u arrestuan në lidhje me këtë rast, Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karim Nehammare, në mbrëmjen e djeshme tha se nuk ka ndonjë dëshmi se ka pasur atentatorë tjerë, pos shqiptarit nga Maqedonia Veriore, Kujtim Fejzulai.Përpos të dyshuarve kishte edhe viktima shqiptarë në mesin e të vrarëve./insajderi

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + = 3