KANË THËNË! Slogan që nuk dërgon askund

E pamundur sot të gjesh ndonjë që predikon fenë e që në pyetjen drejtuar atij apo në vet sqarimin e tyre, të mos kemi përgjigjen:
KANË THËNË.!

E kush ka thënë dhe çfarë ishte grada e atij shkencore e atij që ka thënë apo kanë thënë?!Kanë thënë Ylemaja-dijetarët… KUSH?E kanë vërtetuar studiuesit, kush janë studiuesit dhe nga janë?Kanë thënë dëshmitarët e rastit… Kush janë?Kanë thënë burimet…Cilat dhe kur?

Kanë diskutuar dhe debatuar të diturit… Në rregull, po kush janë ata?Këto çështje dhe tjera nuk janë përgjigje, sepse mos citimi tregon për hamendësim dhe tendencë për të imponuar një mendim që në realitet nuk ekziston.Nëse flasim për çështje që kanë të bëjnë me fenë Islame, përgjigjja duhet të jetë; Ka thënë Zoti në Kuran apo ka thënë i Dërguari a.s., duke cituar kaptinën dhe citatin me numër e jo kanë thënë dijetarët, ylemaja e personazhe të pa njohura për historinë.Nëse flasim për studime dhe hulumtime shkencore në fushën e mjekësisë apo fusha tjera, referenca duhet të jetë libri, autori e jo personazhe anonime dhe nuk mjafton të thuash se kanë thënë.

Një popull nuk ka mundësi të ketë ardhmëri duke tentuar të ndërtoj veten me kanë thënë apo është thënë e kështu me radhë…!
Popujt nuk mund të mbështeten aspak në sloganin : Kanë thënë apo ka thënë. Sepse kjo i ngjan thashethemeve e një gjë e tillë nuk dërgon tutje në zhvillim.

#foltash

11Vanesa Jashari dhe 10 të tjerë

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

24 − = 21