Islami në Kuran dhe sunnet dhe Islami në mendimet e ekstremistëve

Në këtë shkrim tonin ne do të sjellim faktet që tregojnë dallimin esencial midis asaj që e thotë Kurani e Muhamedi a.s. si dhe asaj që predikojnë ligjërues mbështetës të dhunës e nxitjes ndaj të gjithëve.

Shihni se çfarë thotë Kurani e çfarë thonë ata që mbajnë derse në frymën nxitëse të ekstremizmit;

“Nuk ka dhunë në fe”

“Kushdo le të besoj e kushdo le të mos besoj”“(Muhamed) Ty të kemi dërguar mëshirë për mbarë njerëzimin”“ Mos u bëni agresor, Zoti nuk e do agresionin

”Kurse në ligjërimet e postimet e tyre të një pas njëshme, predikuesit ekstremist kanë devijuar rrugën e Kuranit, duke shpjeguar krejtësisht të kundërtën:

“ Jemi urdhëruar të luftojmë njerëzit derisa ata të pranojnë dëshminë Lailahe il-lallah ve en-ne Muhameden resulullah…”

“Jam dërguar me shpatë dhe prerje…”

“Ne duhet t’i sulmojmë jo myslimanët për t’i detyruar për me hy në fe…”

Këta janë pak shembuj nga shumë shembuj që bëjnë dallimin midis Kuranit dhe derseve të errëta të ideologjive që synim kanë devijimin e Kuranit paqësorë dhe krijimin e frikës dhe terrorit mes njerëzve.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 89 = 98