I pëlqen ligji i Afganistanit kurse e do ekonominë e Gjermanisë..!

Këtu mund të flasim për një çrregullim të përkatësisë dhe kuptimit fetar të disa individëve që kanë joshur tjerët me mendime të sëmura që nga vegjëlia.

Fetar është filani, apo filani është shumë fetar dhe kur e pyet se çfarë di ai që është fetar, përgjigjja është se ka mësuar të përsëris të njëjtin refren apo tekst: Haram, Zoti është idhnueshëm e kështu me radhë, të njëjtën fjalë e të njëjtin refren të pa ndryshueshëm dhe gjithsesi që i llogaritur si fetar.Këto momente krijojnë përshtypjen e problemeve dhe krizës nervore e të përkatësisë së vërtetë fetare.

Të mësohesh nga fëmijëria me literaturë jo të shëndoshë fetare por me të atillë përplot urrejtje e nënçmim, s’ka si të mos quhet ndryshe vetëm se probleme mendore dhe krizë në vizion dhe synime e objektiva.Një ligj i mirë e bën edhe ekonominë e mirë, ndaj nuk mund të marrim shembuj shtete me ekonomi tejet të prapambetur e të pa zhvilluar si model. Ligji i mirë krijon jetë të mirë për qytetarët dhe ekonominë e një vendi.

Disa që kanë krizë identitare e duan një ligj të quajtur aktual në Afganistan si ligj sheriatik dhe duan ligj që ndërtohet mbi parimet e thënieve të njerëzve të fesë, kurse në anën tjetër e duan jetesën në një shtet që ka ekonomi gjigande dhe jetë prosperuese për të gjithë.Nuk mund të ndash këtu ligjin prej aktualitetit. Ligji i mirë në vendet e zhvilluara ekonomikisht si Gjermania e Japonia nënkupton ligj me vlera që jep secilit të drejtën e lirisë e jetesës.Problemi qëndron te hipokrizia e fetarizmit dhe atij që pretendon se është fetar i madh.

Nëse është fetar i madh dhe beson vetvetiu se është atëherë para vetes ka dy rrugë:1. O të jetoj në ligjin afgan e jo në ekonominë gjermane2. O të prodhoj një ligj në shtetin afgan që është i ngjashëm me ligjin gjerman e ndoshta të bëj edhe më të mirën.Ose edhe në anën tjetër, fetari i madh siç duan ta quajnë veten disa, do xhami të mëdha e të shumta në vendet jo myslimane kurse nuk do kisha në vendet e veta.

Nuk do objekte tjera fetare në vendin e vet sepse ligji nuk e lejon. Atëherë përse nuk kontribuon që ligji në vendin e tij të jetë sikur ligji i dashur i ekonomisë së vendit tjetër.Islami është dhe mbetet kundër hipokrizisë dhe fetarizmit formal e jo aktual.

#foltash

10Vanesa Jashari dhe 9 të tjerë

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 + = 23