
Policia austriake po gjurmon të dyshuarit që u bënë protagonistët e një nate terrori mbrëmë në qytetin e Vjenës.
Të dyshuarit e sulmit që la të vdekur 5 persona (përfshirë sulmuesin shqiptar nga Maqedonia e Veriut) dhe të plagosur dhjetëra të tjerë janë ndërmjet 16 dhe 25 vjeç. Njëri nga ta ka lindur në Kosovë, raporton gazeta austriake “Heute“, transmeton Gazeta Express.Të dyshuarit e tjerë, po ashtu, janë me origjinë të huaj. Ata kanë rrënjë kryesisht nga Çeçenia dhe Evropa juglindore.
Hetimi i Policisë austriake aktualisht përfshin 12 të dyshuar.Në mes të korrikut, vrasësi 20-vjeçar thuhet se kishte udhëtuar në Sllovaki me një mik për të marrë municion për kallashnikovin e tij.\
Vetura me të cilën kishte udhëtuar i përkiste nënës së një kosovari, raporton “Heute”, transmeton Express.Të gjithë këta persona të përfshirë në sulmin terrorist ishin të njohur në skenën radikale për muaj, madje edhe vite, shkruan gazeta.20-vjeçari që gjithashtu ka rrënjë shqiptare, por nga Maqedonia e Veriut, raportohet se kishte blerë armë në Sllovaki dhe ka qenë i njohur për radikalizëm me një bagazh kriminal.
/GazetaExpress/
5Enes Jashari dhe 4 të tjerë