FRYTET E BAMIRËSISË

FPër sa i përket fryteve të bamirësisë në dynja e ahiret, ato janë të shumta saqë nuk mund të numërohen, por do të mjaftohem me përmendjen e disa prej tyre, me shpresë se All-llahu do të na bëjë edhe neve prej bamirësve.– Bamirësia është matës i vërtetë me të cilin matet sasia e suksesit të njeriut në këtë jetë.

E vërtetë është fjala e urtë: Vlera e njeriut është sa bamirësia e tij… Prandaj sa më shumë të shtojë nga bamirësia, aq më shumë i shtohet vlera dhe pozita.– Bamirësit janë njerëzit më të afërt te njerëzit e tjerë që i kanë përreth. Kjo duke e ditur se njeriu është peng i bamirësisë. Prandaj sheh se njerëzit i duan ata që u bëjnë mirë atyre, iu sillen përreth, madje u dalin në mbrojtje kur ata ndodhen në rrezik.– Bamirësia bën që pjesëtarët e shoqërisë të jenë të bashkuar dhe zemrat e tyre të jenë të lidhura mes vete, madje dashuria dhe uniteti përhapet mes tyre, dhe kjo është prej faktorëve më të mëdhenj të përparimit në çdo shoqëri.– Bamirësia është mjet i ngritjes dhe përparimit në çdo shoqëri.

Nëse drejtësia është mjet për ruajtjen e llojit njerëzor, atëherë bamirësia është mjet i ngritjes dhe përparimit të tyrе sepse ajo çon deri në forcimin e lidhjeve dhe ndihmës së bollshme.– Bamirësia është mjet për arritjen e bereqetit në jetë, pasuri dhe familje.– Bamirësia është mjet për të ndier frikën ndaj All-llahut të Madhërishëm dhe për të kërkuar mëshirën e Tij.– Bamirësia është mjet për të nxjerrë gjërat e këqija nga njerëzit, si brengat, keqkuptimet, paragjykimet, e kështu me radhë.– Bamirësia është mjet që i ndihmon njeriut për largimin e vetëpëlqimit, duke e ditur se bamirësia ngërthen në vete nijetin e sinqertë.–

Bamirësia është rrugë e cila njeriut ia lehtëson rrugën e diturisë dhe i hap atij burime të urtësisë.– Kthimi i së keqes me bamirësi, si njëra prej formave të bamirësisë, e largon armiqësinë mes njerëzve dhe e zëvendëson atë me miqësi të dashur dhe dashuri të mëshirshme dhe me të shuhen zjarret e fitneve dhe përfundojnë grindjet.Ndërsa kthimi i së keqes me të keqe çon deri te prishja e lidhjeve, ndezja e zjarreve të fitnes, shtimi i grindjeve, llojin njerëzor e çon në buzë të greminës së prapambeturisë dhe ekzistencën e tij e çon në rrezik të shuarjes.

shkrim i huazuar

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 6 = 2