Është e palogjikshme të detyrohen tjerët të mendojnë njësoj sikur se menduan në të kaluarën.

Sa i përket çështjes së mendimit e besimit të njerëzve, nga madhështia e Zotit shfaqur në Kuran është edhe liria dhe e drejta e njerëzve për të besuar apo për t’u përcaktuar në çështjen e bindjeve apo besimit.

Njeriu si krijesë e veçantë dhe shumë e çmuar nga Zoti është veçuar me dhuntitë më të mëdha e njëra ndër to është se ka drejtën që të përcaktohet në bindjen e tij, besim ose mos besim.

Mos besimi i tij nuk është arsye për askënd që ta sulmoj ose të përpiqet që me mjete të dhunshme psikologjike t’i bëhet presion për të besuar.E aq më e rëndë bëhet gjendja kur atij përpiqet të bindet me thënie të shkuara dhe të largëta e aspak me mendime e opinione të kohës aktuale, zhvillimore dhe përparuese.Shembuj për këtë është vet Kurani dhe vet praktika eMuhamedit a.s.

Në historikun e tij nuk gjejmë as edhe të vetmin rast që ai kishte detyruar njerëzit të besojnë si ai apo t’i nënshtrohen atij.Përkundrazi, gjithë ata që i besuan, besuan bazuar në modelin shembullor të sjelljes së pejgamberit a.s.Mirësjellja e mirëkuptimi me njerëzit si dhe bindja e tyre bëri që ata të jenë besimtarë dhe të ndjekin mësimet e urta Hyjnore të shpërfaqura në Kuranin, Librin e Fjalën e Zotit.

Besimtarët kanë nevojë të jashtëzakonshme që në sferën e fesë t’i rikthehen porosive në Kuran dhe në praktikën profetike.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − 10 =