Ekstremist nuk lind e as nuk zbret nga qielli!

Sot e sidomos në dy dekadat e fundit rritja e fenomenit dhe mos durimit të individëve me përbërje ekstremiste është diçka shumë shqetësuese dhe që kërkon ekspert që duhet të rrisin aktivitetin kundër këtij fenomeni.Ndaj kërkohet që të kuptohet mirë arsyeja dhe prejardhja e burimi i ekstremizmit të dhunshëm e radikalizmit në emër të fesë.

Zoti është Një dhe është Krijuesi i gjithësisë, Ai ka shpallur kumtesat për të drejtuar njerëzimin më fuqishëm drejt vlerave të paqes dhe mirëbesimit e bashkëjetesës midis gjithëve pa dallim.Sa i përket thënies se Islami apo Kurani nuk promovojnë dhunë, një gjë e tillë është e ditur, por ku është problemi dhe si shfaqet ekstremisti me ide të dhunshme.

Këtë është mirë ta kuptojmë në hulumtimet e literaturës së shekujve të shkuar por edhe të kohëve të fundit, si dhe ligjërime të dalura plotësisht nga konteksti Kuranor.Njeriu lind në natyrshmëri të pastër, ai nuk lind kriminel e as ekstremist.Ekstremizmi nuk ka ardhur nga qielli, ai prodhohet në rrethin shoqërorë, ndaj për t’u përballur me këtë fenomen, duhet vullnet, guxim e njohuri.Këtë element nuk bën injoruar sepse paraqet pasoja të dëmshme për shoqërinë njerëzore.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

9 + 1 =