Bamirësia, trend apo nevojë?


Jetojmë në një shoqëri ku jo të gjithë kanë mirëqenie ekonomike. Disa më shumë vështirësi sigurojnë të ardhura për të mbijetuar, ndërsa disa të tjerë arrijnë të jetojnë shumë herë më mirë, nuk u mungon asgjë. Përkundrejt këtij ekstremi ndodhet ajo pjesë e popullsisë që ka mundur të krijojë një botë të qëndrueshme rreth vetes. Ka arritur të bashkojë copëzat e nevojshme për të pasur një stil jete më të zhvilluar, pra e mesmja e artë. 

Pikërisht kjo pjesë e popullsisë solidarizohet dhe i shtrijnë dorën shtresës më të varfër të popullsisë. Por, a e ndiejnë këtë veprim?

Ndoshta përgjigjja e kësaj pyetjeje nuk mund të mbarojë asnjëherë me pikë, megjithëse synimi i saj arrin të pasqyrohet në shoqëri. Po të vështrojmë do të shohim që ndjenja e të qënit bamirës është rritur.

Bamirësia është në shërbim të një shoqërie të shëndetshme dhe të një shoqërie të mbizotëruar nga një harmoni e plotë. Nuk është e thënë që gjithmonë të bëjmë gjëra të mëdha për të qenë bamirës, por edhe të bërit gjëra të vogla me bujari gjatë rrjedhës së përditshmërisë sonë përbën një akt të tillë.  

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

26 − = 20