Zbulimet shkencore dhe teknologjike të vëllezërve “Benu Musa”

 

23667182_192875987945631_1163189484_n

Autor: Mr. Besart SHALA
Ishin tre vëllezër Ebu Xhafer Muhamed ibn Musa ibn Shakir (803-873), Ahmed ibn Musa ibn Shakir (803-873) dhe el Hasan ibn Musa ibn Shakir (810-873).
Ishin gati identik, mirëpo dihet se edhe pse shpesh kanë punuar së bashku, ata kishin fushat e veta të ekspertizës.
Ebu Xhafer Muhamedi ishte shkencëtar me njohuri të mëdha në fushën e gjeometrisë dhe astronomisë. Ahmedi ishte ekspert dhe inovator në fushën e inxhinerisë mekanike, kurse el Hasani ishte mjeshtër i gjeometrisë.
Është e pamundur që të ndahen biografitë e këtyre tre vëllëzërve që zakonisht janë të njohur si Benu Musa dhe ne nuk do të mundohemi ta bëjmë një gjë të tillë.
Mirëpo për tu njohur me biografitë e këtyre dijetarëve patjetër duhet t’i hedhim një vështrim kronologjisë së rrjedhave politike të cilat patën ndikim edhe në jetën intelektuale gjatë historikut të shtetit Islam.
Më 14 shtator të vitit 786 Harun er-Rashidi u bë halifi i pestë i dinastisë abasite, jo shumë kohë pasi është lind Musa ibn Shakiri babai i vëllëzërve Benu Musa.Rashidi qeveriste nga qyteti i Bagdadit me shtetin Islam, i cili shtrihej nga Mesdheu e deri në Indi.
Ai u mundua që të sjellë kulturë gjatë pushtetit të tij dhe të rrënjosë apo krijoj disciplina intelektuale të cilat në atë kohë nuk po lulzonin në botën arabe.
Shembull i kësaj ishte edhe ndryshimi i jetës së Musa ibn Shakirit, babait të vëllëzërve Benu Musa i cili kishte qenë plaçkitës në rini, por që më vonë iu khtye shkencës duke u bërë ekspert në astronomi.Gjatë sundimit të Rashidit u bënë përkthimet e para të Elementeve të Euklidit në gjuhën arabe, e prej hapave të parë ishte edhe që të mësohet matematika greke në shtetin Islam.
Rashidi kishte dy djem, i madhi ishte Emini dhe i dyti Me’muni.Harun er-Rashidi vdiq më 809 dhe pas kësaj pati një konflikt të armatosur në mes dy bijëve të tij.Me’muni e fitoi këtë betejë ndërsa Emini pësoi disfatë dhe u mbyt më 813.
Pas kësaj Me’muni mori postin e halifit dhe sundoi me perandorinë nga qyteti i Bagdadit.Edhe para kësaj Musa ibn Shakiri ishte bërë mik i ngusht me Me’munin dhe kur vdiq Musa ibn Shakiri, Me’muni u bë kujdestarë i vëllëzërve Benu Musa i cili ua besoi ata Ishak bin Ibrahim el Mus’abit, i cili në të kaluarën e tij kishte qenë mëkëmbës i Bagdadit.Vëllëzërit u rritën në një mjedis shkencor dhe iu dha edukimi më i mirë i mundshëm në Bagdad, duke studiuar gjeometrinë, mekanikën, matematikën dhe astronominë, ndërsa edukimin e tyre e kishte marrë pësipër Jahja bin Ebu Mensur, i cili ishte një ndër dijetarët e shquar të asaj kohe.
Me’muni vazhdoi përkrahjen për studime dhe nxënje të dijes që e filloi babai i tij, me ç’rast themeloi një akademi të quajtur Bejt el-Hikmah apo Shtëpia e Urtësisë, instituciuon ky i cili përmbante një bibliotekë të rëndësishme me një koleksion të madh librash, një observator astronomik dhe qendrën e përkthimeve ku përktheheshin punimet filozofike dhe shkencore greke.
Me’muni tubonte njerëzit më të talentuar në Shtëpinë e Urtësisë, ndër dijetarët e angazhuar ishin edhe vëllezërit Benu Musa ku talenti i tyre shumë shpejt filloi të çmohej. Ai poashtu angazhoi edhe dijetarët e tjerë si Muhamed ibn Musa el Havarizmin, Kindiun dhe Haxhaxhin i cili ishte përkthyesi i parë i Elementeve të Euklidit në gjuhën arabe.
Në Shtëpinë e Urtësisë poashtu ishin edhe Thabit ibn Kurra dhe Hunejn ibn Is’hak i cili ishte bërë mik i ngusht i Muhamed ibn Musa ibn Shakirit. Kështu për një kohë të shkurt ky institucion arriti të bëhej tempull i vërtet i diturisë.

23756211_192875991278964_1118836583_n
Në vitin 833 vdes Me’muni dhe e trashëgoi vëllau i tij Mu’tesimi.Shtëpia e Urtësisë vazhdonte të lulzonte nën patronazhin e këtyre halifëve. Mirëpo Mu’tesimi vdes më 842 dhe atë e trashëgoi Vathiku, e që më pas erdhi vëllau i tij Mutevekili më 847.
Gjatë sundimit të këtyre dy halifëve filoi një rivalitet ndërmjet dijetarëve brenda Stëpisë së Urtësisë, e që natyrisht edhe vëllëzërit Benu Musa ishin përfshirë në këtë rivalitet.
Ata kishin kundërshtime me filozofin e famshëm el Kindi dhe duke marrë parasysh se Benu Musa kishin lidhur miqësi me Mutevekilin, ata e bënë që Halifi të humb simpatinë ndaj Kindiut, i cili më pas urdhëroi që ai të dëbohet dhe i lejoi vëllëzërit që t’ia konfiskojnë bibliotekën e tij.
Por pavarsisht nga këto ngjarje Vëllëzërit Benu Musa dhanë kontribute te çmuara në disciplina të ndryshme shkencore, e sidomos me inovacionet e tyre të cilët zbuluan një numër të madh makinave automatike dhe mjeteve mekanike, e që i përshkruajtën në punimin e tyre Libri i mjeteve gjeniale, libër ky i cili përmban 100 dizajne të makinave të ndryshme.
Disa nga këto zbulime përfshijnë:
Rubinetën (mjet ky i cili rregullon qarkullimin e materieve me gjendje të lëngshme apo të gazët, duke u mbyllur dhe hapur plotësisht apo pjesërisht).
Valvulën pluskuese (mekanizëm mekanik që e rregullon nivelin e ujit apo lëngjeve tjera në serbatorë të ndryshëm, e që sot më së shpeshti përdoret në cisterna dhe në serbatorët e ujit në toalet).
Sistemin e sigurisë nga dështimet, (që është mjet apo veqori e një mjeti, që në rast të avarisë reagon në atë mënyrë që nuk do të shkakton dëme, apo do të shkaktoj dëme minimale në mjete apo rrezikim të personelit).
Gas maskën, (pajisje kjo e cila përdoret për parandalimin e thithjes ajrit të ndotur apo gazrave helmuese).
Ndër zbulimet tjera janë edhe shtypja diferenciale, pastaj luajtja automatike e flautës e cila njëherit mendohet të ketë qenë makina e parë programuese, ata poashtu zbuluan edhe mjete të ndryshme bujqësore, makina për tërheqje dhe ngritje të peshave, fontana, mjete shtëpiake dhe lodra fëmijësh.
Vëllëzërit Benu Musa gjithashtu bënë zbulimin instrumentit të parë mekanik muzikal të njohur, mjet ky i cili punonte me fuqinë rrjedhëse të ujit, e që sipas autorit Charles B.Flowler ky zbulim qendroi si mjeti bazë për të prodhuar dhe reprodukuar muzikë në mënyrë mekanike deri në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të.
Gjatë veprimtarisë së tyre kryen punime edhe për Halifin Mutevekil, siç ishte angazhimi i tyre për konstruktimin e gypave për qytetin e ri të quajtur Xhafaria të cilin po e ndërtonte Halifi në atë kohë.
Vëllëzërit Benu Musa poashtu lujatën rrol të rëndësishëm në zhvillimin e matematikës, astronomisë dhe gjeometrisë përmes traktateve të tyre, duke ju ofruar kështu nxitje dhe mbështetje përkthyesve dhe shkenctarëve për avansimin e mëtutjeshëm në disciplinat e ndryshme shkencore.
Vëllëzërit Benu Musa ishin ndër shkenctarët e parë arab që i studiuan punimet matematikore të grekëve dhe që vunë themelet e shkollës arabe të matematikës.
Ata mund të quhen si ndjekës të matematikës klasike greke, pasi që kishte ngjajshmëri në metodologjinë e aplikuar nga ana e tyre dhe ato që u aplikuan nga Arkimedi. Por prapë mund të themi se devijuan nga ajo, nga fakti se ka mjaft dallime të cilat edhe pse në shikim të parë nuk duken të rëndësishme, ato siguruan hapat e parë drejt një shtegu të ri për avansimin e mëtutjeshëm të matematikës.
Në shumë aspekte vëllëzërit Benu Musa çuan përpara zhvillimet matematikore të filluara nga grekët antik, pasi që Grekët nuk i kishin menduar sipërfaqet dhe vëllimin si numra, por vetëm bënin krahasime të proprocioneve të sipërfaqeve etj.
Koncepti i vëllëzërve Benu Musa ishte shumë më i gjërë se sa ai i grekëve.P.sh. π e përshkruajnë si:
…madhësi e cila kur të shumëzohet me diametrin e rrethit, jep perimetrin e tij .
Ndërsa traktati më i studiuar që është punuar nga vëllëzërit Benu Musa është Kitab marifat masakhat el-ashkal. Ky punim është bërë i njohur përmes përkthimit të tij latin nga Gherardi nga Kremona që e kishte titulluar Liber trium fratum de geometria.
Ky traktat merret me probleme të ngjajshme me ato që i kishte paraqitur Arkimedi në punimet e tij.
Vëllëzërit Benu Musa dhanë poashtu shumë kontribute edhe në fushën e fizikës dhe astronomisë.
Muhamed ibn Musa ishte pionier i astrofizikës dhe mekanikës qiellore. Në punimin e tyre Libri mbi lëvizjet e trupave qiellorë, ai ishte i pari që zbuloi se trupat qiellorë dhe sferat qiellore ishin të nënshtruar ligjit të njëjtë të fizikës ashtu siç ishte edhe Toka, për dallim nga shkenctarët antik të ciët besonin se sferat qiellore ndiqnin ligjet e tyre fizike të ndryshme nga ato në Tokë.
Poashtu Muhamed ibn Musa në librin e tij Lëvizjet e yjeve dhe fuqia tërheqëse, zbuloi se ekzistonte një forcë tërheqëse në mesin e trupave qiellorë, duke lënë kështu nën hije ligjin e Njutonit për gravitacion universal.
Kanë bërë shumë vrojtime të diellit dhe të hënës nga Bagdadi, formuluan kalendar ku i paraqitnin pozicionet e planeteve, ndërsa punuan edhe mbi ndryshimet meterologjike dhe regjistronin vrojtimet e tyre.
Ata poashtu e kalkuluan edhe perimetrin e Tokës duke përdorur trigonometrinë. Një ndër sukseset e vëllëzërve Benu Musa ishte edhe matja e vitit diellor nga Muhamedi dhe Ahmedi e që erdhën në përfundim se gjtësia e tij ishte 365 ditë e 6 orë.
Vlerësim ky shumë i ngjajshëm me atë modern, duke patur parasysh se për shkak të kësaj mbetjes prej 6 orësh edhe sot çdo katër vite e plotësojmë një 24 orësh duke ia shtuar muajit shkurt në kalendar ditën e 29-të.
Vëllëzërit Benu Musa kishin bërë vrojtime edhe të yllit Regulus nga shtëpia e tyre mbi një urë në Bagdad më 840/41, 847/48 dhe 850/51.
Gjatë tërë jetës së tyre ishin kërkues të diturisë dhe njëherit me intelegjencën e tyre kontribuan në avansimin e mëtutjeshëm të shkencës, por edhe në zhvillimin e teknologjisë me anë të inovacioneve të tyre të cilat vunë fundamentet e përparimit për gjeneratat e ardhme.
Ndalohet publikimi i shkrimit në medium tjetër pa pëlqimin e autorit.

Fol Tash

Postime te ngjajshme