Xhemati (grupi) i Shejtanit

11637082595_ba76ea35b9_b

 

Krimi i parë i kryer në univers është krimi i Iblisit kur ai i tha Perëndisë “unë jam më i mirë se ai”  Iblisi pretendoi për vetveten e tije se është më i mirë se Adami  paqja qoftë mbi të, kështu që Perëndia na paralajmëroi në Kur’anin e Shenjtë nga arroganca dhe  mburrja duke supozuar se jemi më të mirë se të tjerët dhe mu për këtë Zoti na tha : ”Mos mendoni se jeni të pastër. Zoti është ai i cili e din se kush është më i devotshëm”, megjithatë shumë njerëz ende pretendojnë të jenë më të mirë  se sa pjesa tjetër e njerëzve dhe në veçanti disa mendojnë se janë më të mirë se  pjesa tjetër e muslimanëve. Disa prej tyre ende thonë se ne jemi pronarë të së vërtetës dhe të tjerët janë njerëzit e gënjeshtrës. Ata thonë, siç thoshte shejtani një herë: “Unë jam më i mirë se ai” , kështu që ata ndjekin Iblisin në mësimet e tij. Në mësimet e Iblisit sikur  ai tha me  gjuhën e veprimit  jo të artikulimit: Është e lejueshme për ty o njeri të jeshë i ndershëm, i sjellshëm dhe besnikë, por vetëm me veten tënde dhe ata që janë si ti dhe mendojnë e janë në grupin tënd e sa për ata që janë jashtë “grupit” tuaj, sipas tyre sikur u ka thënë: Zoti juaj i krijoi ata për ju, dhe juve u lejohet t’i përdorni ata sikur që i përdorni mbathjet në këmbët tuaja. Juve u lejohet t’i gënjeni ata që nuk janë në grupin tuaj dhe nuk mendojnë sikur ju, t’i tradhtoni dhe t’i skllavëroni madje edhe mund ti vrisni.

Në thellësitë e secilit prej nesh po fillon zhdukja e hapësirës së “ndjenjës”  ku brenda saj ruhen  në imagjinatën e njeriut shumë gjëra dhe në këtë fushë hyjnë tregime, lajme dhe njohuri, atëherë këto gjëra nëse nuk shfaqen me veprime atëherë shfaqen në formën e veprimeve psiqike kur i nënshtrohen analizave për të ditur motivet e këtyre sjelljeve. Disa grupe krijojnë një hapësirë ​​të padukshme për veten e tyre dhe kjo për të zhdukur disa ide dhe lajme që ata nuk i paraqesin qëllimisht ose qëllimisht nuk i paraqesin në formën e të vepruarit apo i largojnë nga të vepruarit e tyre, e atëherë nëse hasni ndonjë grup ku paraqitja e tyre është e ndershme e mirë me virtyte dhe qëllime fisnike dhe vlera shpirtërore dhe pastaj sheh se pjestarët e atij grupi fillojnë duke gënjyer, mashtruar dhe falsifikuar në publik kundër atyre që nuk i përkasin grupit të tyre , dhe janë të përkushtuar të fyejnë dinjitetin njerëzor të atyre që nuk pajtohen me ta në mendim, ose edhe ata që janë të përfshirë në mosmarrëveshje me ta, por motivi i këtyre veprimeve  është se brendësia e tyre është  në kundërshtim me vlerat që ata pretendojnë por se disa ide i kanë të fshehura dhe nuk preferojnë ti shfaqin në publik atëherë kuptoje se ke të bëshë me ndjekës të rrugës se shejtanit dhe jo të rrugës së islamit .
Një nga idetë e fshehura të ruajtura në ndërgjegjen e radikalve është ideja se ata janë ideologët më të lartë të botës dhe se ata janë pronarë të kristalit islamik  që do të arrijnë të gjitha shpresat e tyre.
Është një grup racist që kultivon në zemrat e anëtarëve të saj të deformuar mendërisht se ata janë të pastërtër ideologjikisht. Prandaj e konsiderojmë  “revolucionin” e radikalve jo si një veprim që kërkonte të vendoste një sundim të mirë, por e konsideroi atë si një mënyrë për të hyrë në fronin e qeverisjes. Prandaj, ai që qëndron në vendin e tij i ngurtë dhe se kjo ngurtësi sipas mendimit të tij është këmbëngulje për situatën, atëherë ai do të fle në gjumë në rrotat e historisë.
Dhe për shkak se disa grupe mendojnë se ata kanë të drejtën absolute dhe të drejtën e përjetshme kështu që ata nuk donë që  të dëgjojnë mendimin tjetër, mendimi tjetër për të është i rremë dhe nuk i ipet tjetrit një shans për të shprehur mendimin e vetë, sepse ata kurrë nuk e kuptojnë se ata dobësohen dhe shpërbëhen nëse ka vetëm një mendim dhe një ngjyrë në të menduar. Nuk është domosdoshmërisht që ndryshimi të jetë kontradiktor ose i ndryshëm. Shumica ne univers është diversiteti, dhe diversiteti siguron ruajtjen e specieve, por vetëdija e atij grupi është se kritika e grupit është një kritikë ndaj Islamit, kështu që gjoksi i atij grupi bëhet i ngushtë dhe i shtypur, përballë  kritikëve të tij.
Ato grupe kanë humbur mundësi të arta për të përparuar, për të filluar dhe për t’u takuar me të gjitha forcat e njerëzve që nuk pajtoheshin me ta por i bënë të gjithë njerëzit  armik të tyre dhe të islamit, kjo është ajo që i bëri armiq njerëzit njërin me tjetrin, e ata të cilët ndjekin rrugën e shejtanit mund të marrin vetëm dënimin që e meriton shejtani.
Autor : Zuhdi  Hajzeri

Postime te ngjajshme