Vrasës në emër të Allahut

23574015_1645679775476220_2018086897_n  Vështirë të kalojmë një ditë e të mos tronditemi nga skenat e sulmeve të dhimbshme terroriste në Lindje dhe Perëndim, nga të cilat sulme, asnjë prej vendeve arabe apo europiane nuk ka shpëtuar, nga Egjipti në Irak, Arabia Saudite, Bahrejni, pastaj në Francë, Belgjikë, Shtetet e Bashkuara dhe të tjera shtete.
Dhe për çudi të gjitha këto vepra kriminale janë kryer duke ju vesh në mënyrë të rreme  emrit të Zotit dhe në emër të ligjeve të tij. As Zoti dhe as ligji i Tij nuk e urdhërojnë derdhjen e gjakut, as terrorizimin e njerëzve të sigurt, pavarësisht nga besimi, feja apo raca e tyre, por këto krijesa të poshtra nuk dëshirojnë asgjë tjetër vetëm të mbushen me gjakun e viktimave të tyre, ata vranë burra, gra dhe fëmijë  në emrin e Zotit dhe emrin e fesë Islame dhe kështu realisht ata e vranë islamin e tyre.

Këta djajë  i shkatërruan kuptimet e njerëzimit në të cilat thërrasin të gjitha fetë qiellore,  nxisin për dashuri, tolerancë, mëshirë, bashkëjetesë dhe vëllazëri. Ata i zëvendësuan të gjitha këto me një ndjenjë të neveritshme terrori, duke vrarë, duke terrorizuar dhe duke bërë shkatërrime në tokë, kështu që ata meritojnë mallkimin e Zotit në këtë botë dhe në botën tjetër. Nëse këta vrasës kriminelë siç janë pjesëtarët e ISIS dhe grupeve të tjera ekstremiste do ta kishin kuptuar Islamin, ata nuk do të kishin kryer krime të tilla, duke marr shpirtra dhe terrorizuar besimtarë edhe nëse nuk do të ishin muslimanë.

Nëse Islami është gjallë në zemrat e tyre, ata do ta  dinin,  se Zoti i Plotfuqishëm  sjelljen e mirë me jomyslimanët e ka bërë si pjesë të fesë në qoftë se ata nuk janë nga ata që ju luftojnë, Zoti ka thënë: All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja, All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë”. Por madje edhe në rast lufte urdhrat fisnike të Profetit erdhën te shokët e nderuar, dhe vendosën rregulla për muslimanët se si të sillen  me jo-muslimanët. Urdhrat e profetikë ishin të rrepta : “Mos e vrisni plakun e vjetër, as  fëmijën e vogël, as  gratë, dhe as mos e teproni por  pendohuni dhe përmirësohuni sepse Zoti i do bamirësit” , dhe shokët e profetit që erdhën pas tij  erdhën që ti zbatojnë këto urdhra.  Kur Pejgamberi a.s. e dërgoi Ebu Bekrin me ushtrinë e tij për në Sham ( Siri ) ai u tha udhëheqësve të tij: “Mos tradhtoni, mos u bëni arrogante, mos vrisni  fëmijë të vogël, as pleq e as gra, mos preni pemët e as drunjët e tyre , as mos  digjni, as mos preni pemët me fruta, as mos vrisni një dele, as lopë dhe as dem të vogël veç sa për ushqim”.
ISIS-i dhe organizata tjera të ngjashme me te,  e harruan etikën e Islamit, sepse nuk shohin asgjë tjetër  vetëm interesat dhe ambiciet e tyre politike e  që ata e quajnë “Kalifat” ashtu si thotë Abdullah bin Bejjeh: “Ajo që po përjeton sot Ummeti nga sprovat dhe fatkeqësitë është  çështje e rebelimit për shkak të konfuzionit të koncepteve të ligjshme, që nuk i kuptojnë  mendjet e njerëzve dhe  një gamë e gjerë shoqërish muslimane, siç është zbatimi i Sheriatit dhe sundimi i Kalifatit, thirrjes për punë të mira dhe ndalimit nga punët e këqija,  mos kuptimi i  xhihadit dhe bindja ndaj udhëheqësve, të gjitha këto fillimisht ishin një bazament i paqes dhe ishin mjete për ruajtjen e jetës dhe një shfaqje e dhembshurisë së Zotit, e cila erdhi nga Islami dhe tek njerëzit përmes gjuhës së Profetin të mëshirës Muhammedi a.s.,  e atëherë kur nuk i kuptuan siç duhet ato, u paraqiten në mendjet e njerëzve në formën dhe mënyrën jo të vërtetë të tyre, u përdorën ne formën jo të drejtë të tyre, u ndryshuan qëllimet e përdorimit të këtyre rregullave, si pasoj e kësaj mëshira u shndërrua në dënim, u barazuan fajtori dhe i pafajshmi , u barazuan i dituri dhe injoranti”.

Kështu aktet terroriste të ISIS  u bënë mjete në interes të shpifjes dhe sulmeve ndaj Islamit, duke i larguar njerëzit prej islamit dhe duke u shkaktuar vuajtje  muslimanëve që jetojnë në Perëndim, të cilët u bënë pjesë integrale e shoqërisë perëndimore. Ata (terroristët e ISIS dhe veprimet e tyre) u bënë një kështjellë për të parandaluar përhapjen e Islamit dhe moralin e tij.
Këto grupe ekstremiste terroriste me në krye ISIS-in, kanë goditur në mënyrë eksplicite ajetet e Zotit të Plotfuqishëm dhe e kanë bërë mosbesimin te vetmen arsye për ti sulmuar dhe luftuar jo-muslimanët, megjithëse Zoti i Plotfuqishëm luftimin e jo muslimanve e ka bërë për vetëmbrojtje ose për  ti’u përgjigj agresionit të tyre, Zoti  thotë: “Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë All-llahu nuk ju lejon rrugë (luftë) kundër tyre”,  pastaj thotë:  ” Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën) ” Të dy ajetet janë tregues i qartë se nuk bënë asesi të luftohen  jomuslimanëve që nuk janë luftëtarë, sepse qëllimi i xhihadit nuk është për të asgjësuar  dhe shkatërruar mosbesimtarët, ose për t’i futur ata në islam me dhunë sepse urdhri është: ( Nuk ka detyrim në fe).             Ashtu siç na e ka tërhiq vërejtjen Profeti duke thënë : ” Ajo çka më së shumti  kam frikë për ju është nga një njeri që e lexon Kuranin deri sa të shfaqet e vërteta e tij dhe ai largohet nga islami,  e gjuan atë pas shpine, pastaj ia drejton shpatën fqiut të tije,  e akuzon për dalje nga feja, pastaj i thanë: O Profeti i Zotit, cili  është më meritor për mosbesimin ai që po akuzon apo ai që po akuzohet, e Profeti tha: ai që po  akuzon”.
Unë i them ISIS-it dhe atyre të ngjashëm me ta: o ju që po vritni në emër të All-llahut…. ju e meritoni mallkimin e Allahut,  ju po vrisni njerëz të pa fajshëm e po thoni se po zbatoni sheriatin, por ju po zbatoni ligësinë…… i shkatërruat tokat dhe keni zhvendosur banorët  e tyre, Allahu na ka dërguar në tokë për ndërtimin e saj, na ka bërë popuj dhe fise të ndryshme jo që  të vritemi por që të njihemi….Gratë i keni keqtrajtuar dhe keni sulmuar nderin e tyre… .. Keni vrarë të moshuarit dhe të dobëtit .. Fëmijët dhe të rinjtë .. Gratë dhe burrat .. Ju keni plaçkitur pasurit e njerëzve ua keni cenuar lirinë njerëzve.  Nëse i bëni gjitha këto shthurje në emër të Perëndisë…… e Shejtani Çfarë bënë  ?!    /foltash/

Autor :Hani  Dawah

Zëvendës Këshilltar i Lartë per Media i Myftiut të Madh të Egjiptit

 

Përktheu:  Zuhdi  Hajzeri

Postime te ngjajshme