Vlera e agjerimit gjatë muajit Sheval

163116 Pas përfundimit të Ramazanit është e pëlqyeshme të bëhet përcjellja e tij me agjerimin e gjashtë ditëve të muajit hënor ‘Sheval’. Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval nuk është i obligueshëm por është i preferuar dhe ka vlerë të madhe. Ebu Ejub Ensari transmeton se e ka dëgjuar Profetin a.s të thotë: ”Kush agjëron Ramazanin dhe e pason me gjashtë ditë agjërim nga muaji Sheval, është njëlloj sikur të ketë agjëruar tërë kohën. Meqë agjërimi i muajit të Ramazanit, është sikur ke agjëruar dhjetë muaj edhe agjërimi i gjashtë ditëve nga Shevali, shpërblehet sa për gjashtëdhjetë të tilla. Kështu, plotësohet një vit.
Nëse besimtari agjëron çdo vit Ramazanin dhe gjashtë ditët e Shevalit, është njëlloj sikur agjëron gjithë kohën. Gjashtë ditët e Shevalit mund të agjerohen radhazi (pa shkëputje) apo me pauzime. Agjerimi i Shevalit është rast i volitshëm që me pak sforcim të fitojmë shumë, andaj edhe besimtarët është mirë të përfitojnë nga kjo mundësi e shkëlqyer që iu është dhuruar atyre. Koha për agjerimin e këtyre ditëve është deri më datën 13 korrik, kur edhe perfundon muaji Sheval./Foltash/

Postime te ngjajshme